Lideri Suprem: Autorët përgjegjës për martirizimin e gjeneralit legjendar Kasem Sulejmani, do të presin një hakmarrje të rëndë

Lideri suprem i revolucionit islamik, pasi shprehu ngushëllime për martirizimin e gjeneralit legjendar Kasem Sulejmani, komandant i forcave Kods të Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi: Ata kriminelë që duart e tyre të ndotura i lyen me gjakun e këtij martiri dhe të martirëve të tjerë, do të marrin si përgjigje një hakmarrje të rëndë.

Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik në vazhdim të mesazhit të tij deklaroi: pas shumë e shumë vitesh luftë të sinqertë dhe trimërore në fushat e betejës të përballjes me djallëzitë dhe vandalizmat e botës dhe pas shumë vitesh dëshirë për martirizim në rrugën e Zotit, më në fund Sulejmani i dashur arriti këtë pozitë të lartë dhe gjaku i pastër i tij u derdh nga gjakpirësi më i madh në botë. Martirizimi është shpërblim i përpjekjeve të paepura të gjeneral Kasem Sulejmani gjatë gjithë këtyre viteve dhe me ikjen e tij kjo rrugë nuk do të ndërpritet. Lideri suprem i revolucionit islamik pasi vuri në dukje se gjeneral Sulejmani është figura ndërkombëtare e rezistencës dhe të gjithë dashamirësit e rezistencës duan të ndjekin atë shtoi: Të gjithë miqtë dhe të gjithë armiqtë duhet ta dinë se fronti i rezistencës do të vazhdojë rrugën e tij me fuqi të dyfishuar dhe fitorja përfundimtare është në pritje të atyre që ndjekin këtë rrugë. Ajetollah Khamenei shtoi se mungesa e gjeneralit tonë të dashur dhe sakrifikues është e hidhur mirëpo vazhdimi i rezistencës deri në fitoren përfundimtare do t’ua bëjë edhe më të hidhura ditët e vrasësve dhe kriminelëve. Lideri suprem i revolucionit islamik ndër të tjera shtoi: Populli iranian do të kujtojë dhe nderojë emrin e martirit të lartë dhe legjendar Kasem Sulejmani dhe martirëve të tjerë që e shoqëronin atë sidomos të luftëtarit të madh të islamit Abu Mehdi Muhandes dhe unë me këtë rast shpall tre ditë zie në vend. Gjenerali legjendar Kasem Sulejmani u martirizua pas një sulmi ajror terrorist të Amerikës në afërsi të aeroportit të Bagdadit./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne