Lideri suprem jep votën e tij në zgjedhjet e 11 parlamentare

Lideri suprem i revolucionit islamik në minutat e para të hapjes së qendrave të votimit ka hedhur votën e tij për zgjedhjet e 11 parlamentare dhe zgjedhjet e para afatmesme të Asamblesë së Ekspertëve të lidershipit.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik sot u paraqit në huseinainë Imam Khomeini(ra) ku hodhi votën e tij për zgjedhjet parlamentare. Ai me këtë rast theksoi se zgjedhjet janë garantuese të interesave të kombit dhe shtoi: Dita e zgjedhjeve është festë kombëtare. Lideri suprem gjithashtu rikujtoi se zgjedhja është një përgjegjësi fetare dhe shtoi: Dita e zgjedhjeve është dita e përcaktimit të së drejtës civile të një kombi që dëshiron të japë votën e tij dhe të shprehë vullnetin e vet për drejtimin e vendit. Sot në të gjithë Iranin kanë nisur zgjedhjet e 11 parlamentare dhe afatmesme për Asamblenë e Ekspertëve të lidershipit.  Zgjedhjet kanë nisur në orën 08:00 sipas orës lokale në 208 zona votimi. Zgjedhjet organizohen për zgjedhjen e 290 deputetëve të parlamentit të ri të Iranit. Procesi i zgjedhjeve do të zgjasë 10 orë dhe në rast nevojë me vendim të prefekturave, afati mund të shtyhet./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne