Bota

Lideri i të krishterëve palestinezë: Veprimet ndaj Jeruzalemit do të shtrihen deri në Mekë

Babai shpirtëror i të krishterëve palestinezë tha: “Amerika, me vendimin e saj të kohëve të fundit kundër Jeruzalemit , po nis një luftë fetare që do të shtrihet deri në Mekë”.

Agjencia e lajmeve Fars bën të ditur se Manuel Muslim, babai shpirtëror i të krishterëve palestinezë dhe anëtar i “misionit islamik-krishterë për vendet e shenjta”, në një program televiziv theksoi: “Të krishterët palestinezë nuk duan luftë fetare në këtë vend, por nëse kjo luftë u imponohet atyre, ata padyshim do të jenë në ballë të luftës kundër regjimit sionist së bashku me myslimanët”. “Gërmimet e regjimit izraelit nën xhaminë al-Aksa do të çojnë në shkatërrimin e saj, prandaj bashkësia ndërkombëtare duhet të ndalojë një katastrofë të tillë duke ndaluar veprimet e këtij regjimi”, deklaroi lideri i të krishterëve palestinezë duke shtuar: “Vendimi i Presidentit Donald Trump për të shpallur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, ishte gozhda e fundit në arkivolin e Izraelit”./ PT