Lidhin dhe vjedhin kambistin, vajza e tij hidhet nga dritarja

Dhunohet dhe grabitet gjatë natës një kambist në Delvinë. Grabitës të maskuar janë futur në banesën e Muslim Osmani, 70-vjeç.

Ata e kanë dhunuar e kanë lidhur dhe më pas i kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, por ende nuk bëhet e ditur sasia.

Vajza e tij, e ardhur këto ditë nga Korça në Delvinë, është hedhur nga dritarja për t’i shpëtuar grabitësve. të dy babë e bijë kanë marrë ndihmën e parë në spital, ndërkohë që policia prej orëve të para në vendngjarje, vazhdon hetimet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne