Lidhja e Black Water me Muhamed Bin Selman

Gazeta angleze Daily Mail në një raport të saj ka njoftuar për lidhjet mes kompanisë Black Water dhe princit trashëgimtar të Arabisë Saudite, Muhamed Bin Selman. Sipas kësaj gazete, kompania Black Water është përdorur nga trashëgimtari i fronit në Arabinë Saudite për torturimin dhe hetimin e princave dhe funksionarëve të arrestuar kohët e fundit në Arabinë Saudite.

Me dhjetëra princa, ministra dhe ish-ministra janë arrestuar nga Komiteti Anti-Korrupsion i Arabisë Saudite. Me dekret mbretëror u formua komiteti në fjalë që drejtohet nga Princi i Kurorës Muhamed bin Selman. Katër ministra të tanishëm u arrestuan gjithashtu gjatë përpjekjeve kundër korrupsionit. Ndërkohë, Arabia Saudite ka shkarkuar disa ministra të lartë, duke përfshirë ata që janë përgjegjës për Gardën Kombëtare, ekonominë dhe planifikimin. Ministrat e shkarkuar të shtunën janë ministri i ekonomisë Adel Fakeih, i cili u zëvendësua nga zëvendësi i tij Muhamed al-Tuvaixhri dhe shefi i Gardës Kombëtare, Princi Meteb bin Abdullah, i cili u zëvendësua nga Khaled bin Ajaf. Ndryshimet ndodhin vetëm disa muaj pasi mbreti saudit Selman bin Abdulaziz Al Saud zëvendësoi nipin e tij Muhamed bin Najef me djalin e tij Muhamed bin Selman si princ i kurorës. Ndryshimet e kabinetit dhe arrestimet korrespondojnë me një “model të ndryshimit të përshpejtuar”, i cili filloi kur Muhamed bin Selman u bë trashëgimtar i fronit saudit. Një raport zbulon se Arabia Saudite ka punësuar mercenarë amerikanë për të torturuar princat dhe miliarderët sauditë, të cilët kohët e fundit janë arrestuar në kuadër të operacionit më të madh të spastrimit të elitës së vendit në historinë moderne të mbretërisë saudite. Princat e arrestuar dhe biznesmenët miliarderë sauditë janë duke u torturuar nga kontraktorët amerikanë të sigurisë private, njoftoi sajti britanik DailyMail, që citonte një burim të brendshëm në Arabinë Saudite. “Arrestimet janë ndjekur nga ‘marrja në pyetje’ që po kryhen nga ‘mercenarët amerikanë’ të punësuar për princin 32-vjeçar të kurorës Muhamed Bin Selman, i cili është tani figura më e fuqishme e mbretërisë “, tha raporti. “Ata po i rrahin, i torturojnë, i sulmojnë, i fyejnë. Ata duan t’i thyejnë ata,” tha burimi për DailyMail.com. Mercenarët sigurohen nga ish-kontraktori i njohur famëkeq ushtarak amerikan “Blackwater”, i cili ka ndryshuar emrin e tij në “Academi”, thuhet në raport. Blackëater ndryshoi emrin në vitin 2009 pasi një grup punonjësish të tij u dënuan për kryerjen e torturave, vrasjeve dhe abuzimit të civilëve në Irak dhe Afganistan. Arabia Saudite ka bashkëpunuar me kompaninë famëkeqe edhe në agresionin e saj kundër Jemenit. Kohët e fundit disa mercenarë të kompanisë Blackwater janë vrarë në Jemen. Agjencia Masira thotë se në operacionet e ushtrisë jemenase në rajonin Ameri të qytetit Taiz janë vrarë disa mercenarë të kompanisë Blackwater me shtetësi australiane dhe kolumbiane. Që nga koha e nisjes së agresionit të koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite, janë dërguar me qindra pjesëtarë të kompanisë Blackwater në Jemen prej të cilëve janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra. Forcat e kompanisë Blackwater janë marrë me qere nga ana e EBA. Shumica e mercenarëve të kësaj kompanie janë kolumbianë dhe komandohen nga amerikanët./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne