“Lidhja hekurudhore Nish – Durrës, elementi më kyç”, Fuga: Njohja e Kosovës, jo sipas planifikimit socialist pesëvjeçar për mbjelljen dhe vjeljen e duhanit!

“Perspektiva e një lidhjeje hekurudhore Nish – Durrës ishte elementi më kyç në marrëveshjen e firmosur”. Keshtu shkruan sot akademiku Artan Fuga, per marreveshjen Kosove-Serbi, firmosur dje ne SHBA ne prani te presidentit Donald Trump.

“Pastaj historia e njohjes të Kosovës nga Serbia është tjetër çështje fare. Këtë e përcaktojnë aq shumë rrethana saqë mund të arsyetohet vetëm probabilisht dhe aspak sikurse arsyetojnë disa sipas planifikimit socialist pesëvjeçar për mbjelljen dhe vjeljen e duhanit”- shkruan akademiku.

ARTAN FUGA/ Mua më duket se perspektiva e një lidhjeje hekurudhore Nish – Durrës ishte elementi më kyç në marrëveshjen e firmosur.

Nëse realizohet, kur të realizohet, sa do të realizohet ka një kuptim thelbësor për transportin e mallrave, udhëtarëve, kulturave, armëve, trupave ushtarake, makinerive, turistëve nga Evropa Qendrore në Adriatik dhe nga Durrësi në thellësi drejt Hungarisë dhe më tej !

Pra ka rëndësi ekonomike, territoriale, gjeopolitike, gjeostrategjike, turistike, kulturore!

Pastaj historia e njohjes të Kosovës nga Serbia është tjetër çështje fare. Këtë e përcaktojnë aq shumë rrethana saqë mund të arsyetohet vetëm probabilisht dhe aspak sikurse arsyetojnë disa sipas planifikimit socialist pesëvjeçar për mbjelljen dhe vjeljen e duhanit!

Shoh të rinjtë shqiptarë që në atë kohë me 50 euro në xhep do të shkojnë për të parë bashkë me klasën mrekullitë e Evropës, qytetet e vjetra gjermane, ëmbëlsinë e zonës rurale austriake, kishat dhe fshatrat hungareze, qytetet e bollshme polake, malet Karpate, të dalin në Bjellorusi në parqet pyjore madhështore natyrore, dhe do të kuptojnë sa e madhe, sa e mrekullueshme, sa tërheqëse, sa krejt tjetër nga çfarë dinë ata është Europa!

Me një çantë në krah!

Hajde t’i gënjejë njeri pastaj me pallavra propagandistike! Jo ne kështu, jo ne ashtu ! Do iu duken qytetet dhe fshatrat ku jetojnë si realitete që duhen transformuar nga e para!/Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne