Lidhjet e Facebook me politikat terroriste të Izraelit?

Facebook ka ndaluar publikimin e imazheve të zbuluara të forcave speciale terroriste sioniste në operacionet e fundit në Rripin e Gazës.

Në mbrëmjen e së dielës, më 11 nëntor, një grup i komandove ushtarake të regjimit sionist hyri në një rajon në Khan Younis me një automjet civil dhe vrau Nur Barake, një nga komandantët e batalonit Shahid Ezudin Al Kasem. Batalioni Ezudin Al Kasem i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) publikoi kohët e fundit një pjesë të fotografive të personave që morrën pjesë në operacionet terroriste të sionistëve në Khan Younis dhe të automjeteve të tyre të përdorura në këto operacione. Fushata anti-media që bie ndesh me parimin e qarkullimit të lirë të informacionit vjen në kohën kur në fillim të vitit 2018, qindra aktivistë palestinezë si dhe rreth 200 sajte palestineze u bllokuan me akuza për provokim kundër regjimit sionist.

Raporte të ndryshme tregojnë se Facebook ka lidhje të thella me izraelitët dhe prapa tij është një mafie që lidhet me sionistët nga njëra anë dhe me autoritetet amerikane nga ana tjetër. Natyra e themeluesve dhe e zyrtarëve të Facebook dalëngadalë po zbulohet. Mark Zuckerberg, është themeluesi i Facebook. Sajti Hebre apo jo Hebre që është një vend për të përcaktuar nëse jeni apo jo hebre, bazuar në shqyrtimin e dëshmive dhe kritereve të shumta, ka një rezultat të lartë për Mark Zuckerberg, që do të thotë se ai ka një vend të veçantë në mesin e sionistëve. Zuckerberg u lind në një familje hebreje amerikane. Mark Zuckerberg u rendit i katërti në listën e paraqitur nga gazeta Jerusalem Post nga 50 hebrenjtë më me ndikim (tre vende pas kryeministrit sionist Benjamin Netanjahu, i cili është i pari në listë). Ndër drejtuesit e tjerë sionistë të Facebook janë Dustin Moskovitz, miku hebre i Zuckerberg, i cili ndihmoi në zhvillimin e Facebook, si dhe Marc Andreessen, një tjetër investitor në Facebook dhe investitor i “Partnerëve pasardhës izraelitë”.

Përvec spiunimit të përdoruesve të Facebook, ky rrjet ka filtruar cdo person apo grup shoqëror që është shprehur në kundërshtim me interesat dhe politikat amerikane dhe sioniste. Shembuj të performancës “me porosi” mund të shihen në ballinën e faqes së Facebook-ut të përkrahësve të lëvizjes së popullit palestinez. Një nga më të dukshmet prej tyre ishte largimi i faqes që bënte ftesë për Intifadën e Tretë të popullit palestinez. Burimet e lajmeve kanë njoftuar për spiunimin izraelitë të gjithë përdoruesve të Facebook dhe Twitter. Në këtë drejtim, WikiLeaks zbuloi se regjimi sionist ka krijuar një qendër virtuale komandimi në Tel Aviv për të monitoruar aktivitetet e përdoruesve të rrjeteve sociale anembanë botës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne