Liga Arabe, Amerika dhe Izraeli

nga Zekeriya Kursun.

Samiti i Ligës Arabe për Zhvillimin Ekonomik dhe Social, i cili u mbajt para katër ditësh në Bejrut, filloi me mungesën e liderëve arabë. Në këtë samit morën pjesë vetëm tre liderë: Presidenti i Libanit, i cili ishte mikpritësi, Emiri i Katarit Sheikh Tamimi dhe Presidenti i Mauritanisë Mohammed Ould Abdelaziz. Megjithëse në pjesëmarrjen e udhëheqësve arabë ndikuan arsye të tilla si paaftësia e Libanit për të formuar një qeveri dhe mungesa e sigurisë në vend, mungesat e tyre nuk mund të shpjegohen vetëm për këto arsye.

Liga Arabe, SHBA dhe Izraeli

Vendimi i liderëve arabë për të mos marrë pjesë në samit apo kthesa e minutës së fundit e planeve të tyre është rezultat i disa hesapeve të tjera dhe i shtysave më të thella. Kur mendojmë për praninë e Hezbollahut dhe Amalit në Liban, të cilët mbështeten nga Irani dhe jo nga Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo, i cili beri deklarata kundër tyre gjatë vizitave të tij në rajon, mund të themi se provokimet e SHBA-së luajtën një rol në mos arritjen e efikasitetit te samitit. Përkundër gjithë kësaj, problemet strukturore të Ligës Arabe dhe fakti që vendimet e marra në samitin e fundit nuk janë vënë ende në praktikë, ishin arsyet e tjera se përse samiti ishte i padobishëm. Edhe pse axhenda e samitit në Bejrut ishte zhvillimi ekonomik dhe social, nuk ka dyshim se do të ishte kthyer në politik nëse udhëheqësit do të kishin marrë pjesë. Në këtë rast, kthimi i Sirisë në Ligën Arabe siç u përmend më herët nga Liga Arabe dhe gjithashtu më parë nga presidenti libanez Michel Aoundo di të ishte çështja kryesore. Çfarë ndodhi në vend të kësaj?

Tani për tani, as Liga Arabe dhe as SHBA-ja nuk duan që Siria të rikthehet në Ligë. Ndërsa kjo situatë do të dëmtonte betejën e tyre kundër Iranit, ajo do të dëmtonte gjithashtu edhe marrëdhëniet që vendet e Gjirit dhe Egjipti kanë krijuar me Izraelin që nga viti 2017. Nga ana tjetër, implementimi i iniciativave rajonale lidhur me Sirinë nëpërmjet Ligës Arabe është një zhvillim i padëshiruar për SHBA-në pasi Uashingtoni nuk do që të lejojë nisma rajonale pa e rikthyer pozitën e tij tashmë të tronditur në Siri dhe Irak. Nuk ka dyshim se SHBA kërkon që të rikthejë imazhin e saj dhe rikthimin e status quosë të epokës së Luftës së Ftohtë. Ajo është e vetëdijshme se arritja e kësaj varet nga krijimi i pushtetit rajonal, i cili ka qenë edhe çështje e së kaluarës. Ndërsa Izraeli këtë lloj rol e mori individualish në të kaluarën, por sot duket se është diçka e pamundur.

Pavarësisht nga pozicioni që SHBA ka marrë në favor të Izraelit në çështjen e Jeruzalemit, për shkak të përçarjes në politikën e brendshme të SHBA-së, ekziston një krizë besimi mes dy partive. Nga ana tjetër, aleatët arabë të SHBA-së nuk ndjehen të sigurt për çështjen e tyre më të ndjeshme, çështjet e Palestinës dhe Jerusalemit. Megjithëse gjërat po i mbajnë përmes presionit të krijuar dhe të imponuar për shkak të terrorizmit të Daeshit, nuk është e mundur të vazhdohet kështu përgjithmonë. Prandaj, në një mjedis të tillë, zgjidhja më e gjetur është paraqitja e kërcënimit iranian, si justifikim për ruajtjen e interesave të SHBA-së dhe Izraelit nëpërmjet një aleance rajonale të formuar nga Izraeli, vendet e Gjirit dhe Egjipti. Sipas mendimit tim, kjo është formula e vetme që është në tavolinë.

Ngjitësi që mban së bashku Ligën Arabe dhe Turqinë

Faktori thelbësor që e mban të bashkuar Lidhjen Arabe, e cila u krijua menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, është qëndrimi anti-izraelit i anëtarëve të saj dhe jo identiteti, kultura dhe gjuha e përbashkët. Luftërat arabo-izraelite e mbajtën këtë ligë të gjallë për një kohë të gjatë. Madje edhe humbja e vitin 1967 dhe marrëveshja e Kamp Davidit e nisur nga SHBA, e cila u arrit në vitin 1979, nuk mundi ta aneksojë këtë faktor. Megjithatë, pas revolucionit, pretendimi i Iranit për të sjellë një revolucion për botën myslimane dhe atë arabe krijoi një alternativë për urrejtjen ndaj Izraelit. Prandaj politikat arabe të Iranit dhe ëndrrat e saj për të krijuar një gjysmëhënë shite rezultuan në një afrim të shpejtë midis disa anëtarëve të Ligës Arabe dhe Izraelit.

Gjatë gjithë historisë, një afrimitet i tillë arabo-izraelit në këtë nivel nuk është parë kurrë. Me mbështetjen e SHBA-së, normalizimi i marrëdhënieve me Izraelin, i iniciuar nga shtetet e Gjirit, është kthyer në një bashkëpunim në shumë fusha. Sot, për të gjitha problematikat e fundit në të gjithë rajonin ekzistojnë dialogje dhe shkëmbime të inteligjencës në nivele të caktuara ndërmjet dy palëve. Sidomos në Luftën e Jemenit dhe Luftën e Egjiptit kundër terrorizmit në Sinai, është e njohur mbështetja ushtarake, teknike, si dhe arsimore e Izraelit. Vendet që ndjejnë rrezikshmëri për regjimet e tyre për shkak të problemeve që kanë në terren, padyshim që nuk duan që këto marrëdhënie të jenë një dëmtim i kolateralit. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër pasi edhe Presidenti palestinez Mahmud Abbas nuk mori pjesë në samit.

Sepse dihet se samitet e Ligës Arabe shkaktojnë ndarje të mëtejshme dhe probleme të reja midis vendeve arabe dhe jo bashkëpunim midis tyre. Eventet gjatë samiteve të kaluara në të cilat u preken palë të treta janë ende të freskëta në kujtimet e të gjithëve, prandaj udhëheqësit arabë nuk duan më që të marrin përsipër rreziqe të tjera.

Pra, si lidhen gjithë këto çështje me Turqinë?

Turqia është pjesë e drejtpërdrejtë e të gjitha zhvillimeve rajonale. Prandaj, është e natyrshme që çdo zhvillim që ndodh të ketë lidhje me Turqinë. Nuk është e mundur që as SHBA-ja, as Izraeli dhe as Liga Arabe të veprojnë pa e marrë në konsideratë Turqinë. Megjithatë, ekziston një çështje tjetër që unë dua të theksoj. Siç përmenda edhe më lart, rënia e qëndrimit anti-izraelit, faktori që e ka mbajtur Ligën Arabe të paprekur dhe pacifikimi i Iranit e kthen në një farë mënyre Turqinë sërish në qendër të vëmendjes. Faktori i ri lidhës i Ligës Arabe, i cili tani i është afruar më shumë Izraelit por që ka mungesa të parimeve realiste, sjell një qëndrim të tyre kundër Turqisë. Zëri i Ligës Arabe është shumë larg gjetjes së rrugëve të duhura. Kjo është arsyeja pse armiqësinë ndaj Turqisë nuk e dëshiron edhe populli arab. Megjithatë, nuk ka dyshim se disa regjime arabe dhe forca që i mbështesin ata e kanë këtë në agjendat e tyre./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne