Liga Arabe përfundon takimin me një deklaratë anti-iraniane

Takimi i 29-të i krerëve të Ligës Arabe përfundoi me nxjerrjen e një deklarate anti-iraniane.

Liga Arabe në përfundim të takimit të saj ka përsëritur akuzat e pabaza kundër Iranit dhe ka kërkuar mos dërgimin e raketave për etninë Houthi në Jemen ndërsa ka akuzuar Teheranin se nuk merr parasysh dhe nuk respekton normat dhe dispozitat ndërkombëtare. Në deklaratën e nxjerrë nga Liga Arabe e cila u lexua nga ministri i jashtëm i Arabisë Saudite Adel Xhubair, thuhet: Kjo ligë mbështet pretendimet për pronësinë e ishujve Tombi i Madh dhe Tombi i Vogël. Pretendimet dhe akuzat e pabaza të krerëve të Ligës Arabe kundër Iranit bëhen në kohën kur populli jemenas po përgjakët për shkak të armëve që Amerika dhe Britania dërgon për Arabinë Saudite dhe EBA. Sauditët mundohen të mbulojnë dështimet e tyre në luftën kundër Jemenit, pasi ata nuk kanë fuqinë që të përballen me realitetin e rajonit dhe të botës dhe në të njëjtën kohë ata duhet të japin përgjigje për krizat humanitare dhe krimet e tyre të luftës në Jemen./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne