Liga Arabe takohet nesër për çështjen palestineze

Liga Arabe do të zhvillojë një takim urgjent të martën për sulmet vdekjeprurëse izraelite kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.

Saeed Abu Ali, ndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm për Palestinën dhe territoret arabe të okupuara të Shteteve të Lidhjes, tha se Arabia Saudite do të kryeson takimin në nivel përfaqësues që do të mbahet me kërkesë të Autoritetit Palestinez.

Abu Ali bëri të ditur se gjatë mbledhjes do të diskutohet në lidhje me krimet e kryera nga ushtarët izraelit gjatë protestave paqësore të organizuara ditën e premte me rastin e 42-vjetorit të Ditës së Territoreve Palestineze me moton “Marshimi i Madh i Kthimit”.

Në këtë deklaratë, ku bëhet e ditur se Liga Arabe është duke i monitoruar nga afër ngjarjet e jetuara në kufirin e Rripit të Gazës me çrast u vranë 18 palestinezë, iu bë thirrje shoqërisë ndërkombëtare për tu vënë në veprim për ndaljen e shkeljeve izraelite dhe për formimin e një komisioni hetimor që do të hetojë ngjarjet në fjalë.

I quajtur “Marshi i Madh i Kthimit”, protestat synonin gjithashtu të ushtronin presion mbi Izrael për të hequr bllokadën e saj më shumë se dhjetëvjeçare në Gaza./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne