Ligjëratë Berat Buzhalës që i është thyer zemra për futbollistët e Kosovës

Nga Sulejman Mehazi

Djalit  të Buzhalës, Beratit, iu paskërka thyer zemra, vetëm  s’tregon se sa i është thyer, një apo dy çerek, gjysëm apo krejt zemra për shkak të fudbollistëve të Kosovës, të cilët kanë shkuar në xhami për të falur xhumanë. Hajde mendje hajde, Berati qenka hidhëruar pse janë falur me uniformat e Kosovës, po si ke dashur o Berat Buzhala të falen cullak, apo me fustanella arabie.

Pastaj kush të pyet ty, s’je ndonjë faktor i Federatës së Fudbollit të Kosovë pa t’i ndalish që mos të shkojnë në xhami. A e di ti se bota religjioze shpirtërore të gjithë sportistëve ju jep energji psiko-fizike. Pastaj a e kupton rëndësinë e ditës së premte, o Berat Dermaksh Buzhala, a ke pyetur, lexuar apo studiuar diç se pse kësaj ditë javore i thonë e premte. Ja të tregojmë që njëherë e përgjithëmonë ta dini. A fare nuk të shkon mendja se gjashtë  ditët tjera të javës sipas kategorisë gramatikore janë emra qyesh: hënë, martë (marsi, mërkurë (merkuri)…, kurse vetëm dita e premte është folje vepruese, që e ka kuptimin lutjeve premtuese. A e di o Berat vlerën e ditës së premte? Të tregojmë mik. Në këtë ditë Zoti e ka krijuar univerzin; ka krijuar njeriun e parë Ademin-Adamin, ditën e premte, gjithë profetët kanë marrë titujt e profetësisë; në ditën e premte kanë zbritur nga qielli të gjitha librat e shenjtë, Teorati te Musai(Mojsiu), Zeburi te Daudi(Davudi), Ungjilli te Hisai-Hisusi, Kurani te Muhamedi. Pra, dita e Premte, o zotëri Buzhala a s’është folje vepruese, premtuese e madhështore. A isha i qartë o Beratooo!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne