Ligji i Luftës do hiqet me dekret të Presidentit të Greqisë

Deklarimi i kryeministrit të Greqisë Alexis Tsipras për marrëveshjet në diskutim mes Shqipërisë dhe Greqisë njofton zgjidhjen e disa çështjeve të cilat kanë qenë pezull për shumë kohë. Përveç marrëveshjes së detit për të cilën ekipet negociatore do të takohen sërish në Tiranë, është edhe çështja e ligjit të luftës.

Zgjidhja është menduar të bëhet në mënyrë të kushtëzuar, qoftë për të siguruar konsistencën e palëve, ashtu edhe për të krijuar barazi në negociata. Konkretisht, pala shqiptare ka arritur të marrë nga pala greke të drejtën për të rinegociuar pa shkuar në gjykim ndërkombëtar të marrëveshjes së detit, ndërkohë që pala greke fitoi zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshja për varrezat e ushtarëve të rënë në LIIB.

Në këtë kuadër lëshimesh reciproke, burime diplomatike nga Ministria e Jashtme e Greqisë, bëjnë me dije për ResPublica se për heqjen e ligjit të luftës është rënë dakord që të kryehet përmes akteve institucionale ekuivalente me atë që përcaktoi vendosjen e tij. Do të jetë presidenti i Greqisë që me anë të një dekreti do të sanksionojë heqjen e një ligji që vijon prej dekadash dhe ekzistencën e të cilit Greqia e ka mohuar duke bërë interpretime juridike të ndryshme. Një arritje për të dyja vendet, por një shenjë e qartë se e majta në Greqi ka predispozitën politike dhe historike të qetësojë ujërat e raporteve me Shqipërinë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne