Ligjvënësit gjermanë padisin Berlinin për implikim në vrasjen e Gjeneral Kasem Sulejmanit

Tetë parlamentarë gjermanë kanë akuzuar zyrtarë qeveritarë për bashkëpunim me SHBA-në në vrasjen e Gjeneral Kasem Sulejmanit.

Siç raporton AFP, tetë deputetë të së Majtës në Bundestag të enjten paraqitën një padi kundër kancelares gjermane Angela Merkel dhe një numri të ministrave për vrasjen e Gjeneral Kasem Sulejmanit. Ata pretenduan se ai ishte vrarë nga një dron amerikan me ndihmën e një baze ushtarake gjermane.

Këta tetë përfaqësues të partisë së majtë gjermane kanë deklaruar se “ne nuk mund të pranojmë që qeveria federale të mbështesë dhe lejojë luftën me dronë të SHBA-së”. Ata shtuan se kjo luftë bie ndesh me ligjin ndërkombëtar dhe shkel normat ndërkombëtare. Në padinë që e majta gjermane ka publikuar në faqen e saj në internet, përveç Merkelit, përmenden gjithashtu Heiko Mass, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe Horst Seehofer , Ministrat gjermanë të jashtëm, të mbrojtjes dhe të brendshëm.

Deputetët gjermanë thanë në një deklaratë se urdhrat për këtë sulm me dron ishin transferuar nga një bazë ushtarake në tokën gjermane në bazën ajrore amerikane Rammstein në Gjermaninë Jugperëndimore. Sipas tyre, qeveria gjermane duke autorizuar përdorimin e kësaj baze për sulmet me dronë është implikuar në vrasjen e Gjeneral Kasem Soleimanit. Një gjykatë në Gjermani vendosi në vitin 2019 që qeveria duhet të sigurojë që Shtetet e Bashkuara të respektojnë ligjin ndërkombëtar në operacionet që lidhen me bazën Rammstein./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne