Lindja e Mesme në perceptimin tonë

Agim Jakupi

Bota, e tmerruar nga pamjet, Lindjen e Mesme të shndërruar në poligon ndërmjet fuqive botërore. Sot, epidemia e quajtur Al – Kaida ka emër tjetër, ajo vret çdo ditë. Zemërim gjithandej. Duhet ndryshim… U tha se duhet larguar me çdo kusht tensionet e mbrendshme. Fillimi i pranverës arabe… nisi në emër të demokracisë, në emër të lirisë, në emër të së ardhmes, por mbeten në kohë. Një fillim që nuk i dihet mbarimi. Pamjet janë të dhimbshme…  . Që në fillim të pranverës u fol dhe u shkruajt shumë, në opinion u paraqiten shumë ekspert të lindjes, ende nuk ka një përfundim, nuk dihet sakt se për çfarë bëhet fjalë, cila është e vërteta dhe çfarë kërkohet në rrugët e mbushura me njerëz. Bëhet fjalë për largim të burgut, territ, për demokraci apo për çështje më madhore siç është Islami – dispozitat e tij të jenë parimore në udhëheqjen e re??? Që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, shumë shtete filluan të zgjohen dhe të nisin një rrugë të re dhe pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, largimit të ndarësive, u krijuan ura bashkpunimi ndërmjet popujve dhe shteteve. Shtetet e Lindjes, që njihen si shtete Islame, mbeten në të njejtin nivel zhvillimor, duke krijuar shtete totalitare, burg për qytetarët dhe të izoluar ndërkombëtarisht. Secili nga shtetet krijoi administatë të udhëhequra nga duar të hekurta duke mbyllur kufi ndërmjet vetë shteteve arabe. Me sistem politik të bazuar me puçe ushtarake… gjithë flasin me gjuhën e zjarrit. Një Iran përplot me telashe të mbrendshme dhe me një politik të jashtme mjaft djallëzore që mundohet të shfrytëzoje dhimbjet dhe tragjedin për hegjemoni. Nga ana tjetër kemi një Arabi Saudite me politika të padefinuara, përkujtojm sulmin e saj mbi Bahrejnin në vitin 2011, që me anë të forcës thyhet vullneti i popullit në Bahrejn. Rivaliteti i Iranit dhe Arabisë Saudite a duhet kuptuar si luftë e joarabit dhe arabit, luftë shiite dhe sunnite apo se cili do të jetë pronarë i petrodollarit. Arabia Saudite me veprimet e saja më tepër anon si një shtet që mbjellë pasiguri në rajon. Princat dhe mbretërit po luajn valle me shpata, bëjnë politika përçarëse dhe hegjemoniste. Vizita e presidentit amerikan është treguesja më e mirë për naivitetin dhe mjerimin e tyre politik. Paraqitja e zymtë, hedhja e shumave të mëdha të parave, dhuratat e çmueshme bëjnë pjesë në çmendurinë politike të tyre karshi amerikanëve. Pallati saudit në mbrendësi është plot telashe, larg parimeve të pranuara të konsensusit. Nga ky vështrim mund të kuptohet edhe kërcënimi që ju bë Katarit dhe mënyrat se si luftohet ky vend në vazhdimësi tregon për papërgjegjësi, një lojë për tu bërë i pari i katundit.

A janë të aftë liderët e Lindjes që të ndalojnë gjakëderdhjen? Nga vala e protestave më fitimtare doli Tunizi që arriti të heq një diktator me një kohë shumë të shkurtër (dhjetor 2010 – janar 2011), kurse vendet tjera ende nuk e kanë shijuar pranverën e vërtetë. Egjipti, edhe pse arriti të largoje një diktator që për shumë vite varfëroi qytetarët dhe shkatërroi ekonomin e vendit, parimet e demokracisë u shkelën me puçin ushtarak që largoi presidentin Muhamed Morsi, të parin e zgjedhur me vota të lira. Ushtaraku El Sisi prijësi i puçit ushtarak me anë të forcës dhe dhunës së mbrendshme dhe ledhatimit nga jasht arriti të bëhet president dhe të udhëheq me Egjiptin. Lufta në këtë vend bëhet ndërmjet parimeve morale, luftë historike ndërmjet laikëve dhe besimtarëve. Pas puçit ushtarak, asnjë nga shtetet perëndimore nuk doli të dënoje mënyrën e largimit të presidentit Morsi, asnjë nuk u solidarizua me popullin egjiptian që protestoi në sheshe dhe në të njejtën kohë ndaj protestuesve u përdorë dhunë. Dëshmi kjo për totalitarizëm në marrëdhëniet ndërkombëtare. Edhe në zgjedhjet e fundit në Egjipt, fitoi mbi 90% të votave puçisti El Sis. Pa hapur dilema të reja mbi vlefshmërin e atyre zgjedhjeve, El Sisi edhe pse duart ende i ka me gjak dhe këmbët mbi kufoma, vendet perëndimore i uruan fitoren bindëse dhe “demokratike”. Për një periudh shumë të shkurtër puçisti arriti të fitoj zemrat e perëndimorëve dhe lëvizjen më të madhe në botë, që çdo herë ka qenë kundër dhunës dhe metodave ekstreme, Vëllazëria Muslimane të shpallet si lëvizje terroriste! Është për diskutim, krerët e kësaj lëvizje çdo herë janë tortutuar, burgosur dhe vrarë. Nuk ka asnjë rast që është derdhur një pikë gjaku e të jetë përgjegjëse kjo lëvizje! Andaj, për perëndimorët është më e lehtë të bisedohet me një diktator me duar të gjakosura por i dëgjueshëm, se me një lëvizje që udhëheqet me parimet Islame. Rrugës së shteteve për largimin e sundimtarit kasap është Siria. Ajo mbetet lëmshi më i ngatërruar i botës Arabe. Kuptohet me fillimin e luftës në Irak, perëndimorët arritën të mbjellin luftën e sekteve. Kjo ishte edhe arsyeja e intervenimit ushtarak (bombat nukleare të Sadam H ishin vetëm përalla perëndimore) , një shkëndij e hedhur në këtë drejtim do të thotë çrregullim të gjatë, jorehati dhe jostabilitet. Pra, Iraku dhe Siria kanë gjëra të përbashkëta në kulturë dhe civilizim, të dy shtetet, sot kanë probleme sektare dhe dy qendrat e civilizimit Islam, Bagdati dhe Damasku janë të shkatërruara. Si në Irak ashtu edhe në Siri po bëhen eksperimente të ndryshme, populli atje përballet me bomba të prodhimeve të ndryshme, nga shtete të ndryshme. Maten forcat ushtarake të fuqive Botërore, të SHBA dhe Rusisë. Vendi është shndëruar në poligon, Asadi diktatori që udheheq me Sirin po luan me fatin e qytetarëve. Vetëm të qëndroje në pushtet përdorë armë të ndryshme kundër popullit të vet, helme, shkatërron objekte fetare, shkolla, vendbanime. Vret fëmijë, gra dhe pleq, vepron jasht çdo norme morale. Përshkallëzimi i luftës po zgjatë, Siria po kalon nëpër kohën më të keqe të historisë së saj, periudhën e copëtimit dhe luftës qytatare. Bota në heshtje! Mbi gërmadhat krijohet një shtet që më parë nuk ka ekzistuar, shteti Islam. Të veshur me petkun Islam luftohen muslimanët. Shumë shpejt arriti të ketë përkrahje, kuptohet duke mashtruar shumë të rinjë, duke besuar se ka diçka Islame… ata mbetën të zhgënjyer, kurse te vendet ku pak sundoi mbjelli tmerr. Cili është ideali i tyre dhe kujt i shërbejn? Tingëllon çuditshëm nëse pranojm gjithë ate që prezentohet, që na plasohet në lajme, se ata luftëtar qenkan për një shtet të fuqishëm Islam, ku do të sundoj ligji Islam. Mënyra e të vepruar, hapsirat ku kanë sunduar, janë dëshmi se shteti në fjalë nuk e ka as I-në të Islamit. Edhe ky shtet ka fundin e vet, presim se cfarë shteti do formohet në të ardhmen, urojm vetëm mos të kenë emër fetar – Islam, por emrin e vërtetë dollarpetroll.

 

  • ●●

Edhe tek ne u fol shumë për pranverën arabe, disa ishin pro e disa kundër, disa treguan dhembshuri për Mubarakun e Egjiptit e disa u frikësuan nga elita e re politike me Morsin në krye. “Shqetësimi” i tyre u pa atëherë, vërehet edhe sot. Në kohën kur në Arabinë Saudite ishte vala e arrestimeve, një hoxhë, nga këta të ” mëdhenjtë” që i kemi në Shkup e kishte vlerësuar si veprim që duhet përshëndetur se me këta arrestime po i jepet fund terrorizmit, fundamentalizmit, ekstremizmit, vehabizmit etj, etj! Mirëpo, ajo çka ndodhë atje i takon një natyre tjetër, që nuk ka të bëje me Islamin dhe me ata që padrejtësisht po sulmohet kjo fe. Është e dhembshme kur dëgjojmë nga një prijës fetar muhabete të kota, sidomos të asaj natyre ku më së shumti sulmohet dhe akuzohet feja Islame. I njejti nuk e di se çfarë ndodhë atje, në çfarë mjerimi jetojn dhe çfarë udheheqësie kanë ata. Nëse mendohet se me një arab përkufizohet një fe është e gabueshme, edhe atëherë kur lartësohet një arab kundrejt një joarabi bie në kundërshtim me mesazhin e profetit kur thotë se ska përparësi arabi ndaj një joarabi. Hoxhës i pëlqen jeta e princit trashëgimtar dhe harxhimet e shumta  si blerja e super jahtit, pallatin më të shtrejtë si dhe pikturën me Jezu Krishtin. Puna e princit trashëgimtar është si puna edhe disa hoxhallarëve që besimin e kanë shndëruar në profesion.

Këtë shkrim po e përfundoj me një thënie të veprimtarit të njohur nga Prizreni, profesor Nexhat Ibrahimi: “Princi trashëgimtar i Arabisë sipas një interviste me vetë princin e Saudisë, ai është shumë i pasur, madje ai thotë me ironi se nuk është Mahatma Gandi as Nelson Mendela. Viteve të fundit ai ka blerë super-jahtin në vlerë prej 500 milionë dollarësh, “pallatin francez” për 300 milionë dollarë dhe një pikturë me Jezu Krishtin për 450 milionë dollarë. Ku janë dijetarët që nuk e ngrenë zërin? Kanë frikë nga burgu? Aman aman, ata dijetarë nuk kanë frikë nga Zoti kur e shpallin Ebu Hanifen e Maturidiun për të pafe, por princin e mbajnë mbi kokë, duke e harruar fenë”.

“…All-llahu nuk e prish gjendjen (nuk largon të mirat) përderisa ata të ndryshojnë veten e tyre…” (Er-ra’d:11).

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne