Linjat ajrore të Katarit filluan fluturimet direkt Doha-Antalya

Linjat Ajrore të Katarit realizuan fluturimin e parë direkt në Antalya, destinacionin e shtatë në Turqi.

Me rastin e mbërritjes në Antalya të Avionit të Linjave Ajrore të Katarit, që u ngrit për fluturim në mëngjes nga Aeroporti Ndërkombëtar i Hamadit, që gjendet në Kryeqytetit Doha, në aeroportin e Antalyas u zhvillua një ceremoni dhe pasagjerët u pritën me lule.

Mësohet se fluturimet që do të realizohen çdo të mërkurë dhe të diel do të vazhdojnë deri në 30 shtator 2018./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne