Lirimi i Tahirit, Manjani: Mbaroi dhe loja e “Dashnorëve të Reformës në Drejtësi”!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas vendimit të Apelit, i cili liroi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir tahiri.

Sipas Manjanit reforma në drejtësi po dështon. Me nota ironizuese ish-ministri shkruan se po kërcënohet çdo njeri që nuk është pjesë e drogës.

Postimi i plotë

Mbaroi dhe loja e “Dashnorëve të Reformës në Drejtësi”!

Për vite me radhë na hapën barkun me deklarata se “sa shumë e duan reformën”!

Na shurdhuan veshët me dashurinë për “miqtë” amerikanë e Europianë!

Na shpuan hundët me fjalë të vjella nga goja e propagandës kundër opozitës!

Tani që janë zënë në flagrancë në trafik droge, e harruan refomën! “Miqtë” e huaj u bënë armiq.

Tani që “miqtë” po ikin, janë lëshuar pa doreza. Kërcënojnë e arrestojnë çdokënd që nuk është pjesë e trafikut të drogës!

Përfundimisht kemi pushtet droge, që ka rrëmbyer shtetin!

Kjo është Rilindja!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne