Lirimi i Tahirit, reagon Berisha: Sot mafia ka festë të madhe…

Për vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda që ndryshoi masën e sigurisë ndaj Saimir Tahirit, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Njesoj si Lulzim Basha, edhe Berisha thotë se kjo ngjarje është një tjetër fitore e krimit në vend.

“O feste te madhe ka sonte Mafia!

Kryegjykatesi, kryeprokurori, kryekushtetuesi, kryemafiozi Edvin Kristaq Rama urdheroi lirimin e menjehershem te Saimir Trafikut nga pushim ne shtepi, masa qe ai i dha tre jave me pare!

Me kete vendim mbrojti jo vetem veten dhe vella Olsin por edhe Fatziun dhe Geronin e tij nga sulmi sipas tyre kanibalesk i Babales!

Motivi i vendimit te krye, krye, krye, kryemafiozit Rama:

Lehtesimi i hapjes se negociatave me BE!?

Operacioni ‘Forca e Krimit’ arriti sot fitoren me te shkelqyer! O feste te madhe ka sonte Mafia! sb”, shkruan Berisha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne