Palët sot nuk paraqitën asnjë provë të re ndërkohë që Basha nga Prokuroria e Shkallës së Parë akuzohej për falsifikim formularësh bashkë me Arben Ristanin dhe Dervishin.

Gjykata e Shkallës së Parë e rrëzoi këtë akuzë duke shpallur të pafajshëm liderin e PD, të njëjtën gjë bën dhe Apeli me 3-shen gjykuese të drejtuar nga Shpresa Becaj.

Prokuroria ankimoi vendimin e Shkallës së Parë duke vijuar akuzën për falsifikim formularësh nga Basha pasi dyshohej se kishte fshehur dy pagesa të kryera në SHBA për lobim, dhe madje edhe një  lidhje me Nik Muzin por nuk u gjetën prova prandaj dhe akuzat ranë.

Tashmë  Basha është shpallur i pafajshëm për herë të dytë .

/BW