Lirimi i terroristit nga gjykata e Durrësit, ambasada turke: Skandal, jemi të zhgënjyer!

Ambasada turke në Tiranë ka reaguar ekskluzivisht për Report Tv pas lirimit të Muhammed Aydogmus, i kërkuarit nga drejtësia turke për terrorizëm. Gjykata e Durrësit e la të lirë një ditë më parë mbështetësin e klerikut Fetulla Gylen, duke rrëzuar kështu edhe kërkesën e autoriteteve turke për ekstradim.

Muhamed Aydogmus u arrestua në datën 11 tetor në portin e Durrësit ku në shoqërinë e familjes së tij po udhëtonte në drejtim të Italisë. Ai doli para gjykatës vetëm një ditë më parë dhe me vendim të trupës gjykuese u la i lirë. Burime policore bëjnë të ditur se ai është larguar jashtë vendit, ndërsa kanë qenë mjaft institucione ndërkombëtarë të cilat i janë afruar për ndihmë.

Pikërisht vendimi i Gjykatës së Durrësit ka sjellë reagimin e ashpër të Turqisë. Në një deklaratë për Report Tv, Sinan Cem Baş, konsull i ambasadës turke tha se vendimi i Gjykatës së Durrësit është skandaloz dhe cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Sipas tij, gjykata la të lirë një terrorist i cili përbën rrezik për shoqërinë. “Jemi tejet të zhgënjyer nga vendimi për mosekstradim. Gjykata e Durrësit dha dy vendime skandaloze. Turqia solli përpara gjykatës të gjitha dokumente, por avokatët e Muhammed Aydogmus e politizuan çështjen. Gjykatësi ra në kurthin e politizimit të cështjes. Aydogmus është anëtar i një organizate terroriste. Ky vendim i Gjykatës së Durrësit është kundra sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Shqipëria dha shembullin më të keq në luftën kundër terrorizmit”, u shpreh Sinan Cem Baş. Konsulli turk thekson gjithashtu se Muhammed Aydogmus bleu pasaportat false nga grupe kriminale në Shqipëri, çka sipas tij i hap rrugë të tjerë terroristëve për bashëpunim kriminal në vend.

Deklarata e plotë e Ambasadës turke në Tiranë

Së pari, më 8 tetor të dielën, Muhammet Yasir Aydoğmuş dhe familja e tij u arrestuan për shkak të përdorimit të pasaportave të falsifikuara turke në Durrës. Ata u përpoqën të kalonin Italinë duke përdorur dokumente të falsifikuara të udhëtimit, që është një krim i dënushem deri në 5 vjet burg sipas nenit 189 të ligjit penal shqiptar. Megjithatë, më 11 tetor 2017, Gjykata e Durrësit vendosi të lironte Muhammet Yasir Aydoğmuş në këmbim të një shume shumë qesharake parash. Padyshim që këto pasaporta ishin produkte të krimit të organizuar transnacional. Pra, vendimi i parë tregoi se përdorimi i pasaportave të falsifikuara që prodhohen nga rrjetet e organizuara kriminale nuk kanë sanksione në praktikë dhe të huajt që përdorin pasaportat false janë të lira dhe të mirëpritura në Shqipëri.

Së dyti, është e rëndësishme që Muhammet Yasir Aydoğmuş akuzohet se është anëtar i një organizate terroriste të armatosur në Turqi, përkatësisht FETÖ. Të gjithë publiku shqiptar dëshmitar i asaj që ndodhi në Turqi më 15 korrik 2016. Kjo organizatë e armatosur vrau 250 qytetarë turq dhe plagosi mijëra. Ekziston një urdhër arresti i gjyqtarit turk kundër tij. Pra, bazuar në Konventën Evropiane për Ekstradimin, kërkuam nga autoritetet shqiptare që ta arrestonin atë provizor për 40 ditë. Ne kemi ofruar të gjitha dokumentet e nevojshme.

Megjithatë, përsëri, një gjyqtar tjetër në Durrës mohoi kërkesën tonë për ekstradim me një vendim skandaloz dje (13 tetor). Ne besojmë se kjo është në kundërshtim me Konventën në fjalë, ku Shqipëria dhe Turqia janë pjesë e saj dhe e cila është gjithashtu pjesë e bashkëpunimit tonë dypalësh gjyqësor.

Dhe është gjithashtu një shembull shumë i keq për luftën kundër terrorizmit.

I dyshuari për terrorizëm Muhammet Yasir Aydoğmuş dhe avokati i tij u përpoqën të politizojnë rastin dhe gjyqtari i Durrësit ra lehtë në këtë kurth. Tani një i dyshuar për terrorizëm, duke përdorur pasaporta të falsifikuara të cilat ai ka marrë nga kriminelët e organizuar është i lirë në Shqipëri. Ne besojmë se kjo situatë është gjithashtu kundër sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Nëse dyshohet për terrorizëm, duke përdorur pasaporta të falsifikuara u jepet liria për të udhëtuar në territoret shqiptare, kjo do të thotë se kjo kërcënon sigurinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ai hap rrugën për më shumë të dyshuar për terrorizëm dhe inkurajon të dyshuarit për terrorizëm që të veprojnë dhe të bashkëpunojnë me rrjetet kriminale. 

faksimile reagimi ambasades turke per muhammed

(Reagimi i ambasadës turke për Report Tv)

muhamed

muhammet


(Momenti i shoqërimit të Aydogmus në Gjykatën e Durrësit)
/Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne