Lirohen nga burgu “Ritz-Carlton” dy princa pas pagimit të shumave të majme

Dy nga djemtë e ish mbretit të Arabisë Saudite pasi kanë paguar një shumë parash janë liruar nga burgu.

Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters të lajmeve 2 nga djemtë e mbretit Abdullah, mbreti i mëparshëm i Arabisë Saudite janë larguar nga hotel Ritz-Carlton në Riad që përdoret për mbajtjen e princave që akuzohen për korrupsion. Lirimi i këtyre princave është bërë vetëm 24 ditë pasi gjykata në Arabinë Saudite kishte lëshuar një verdikt për lirimin e atyre princave të cilët kanë paguar për lirinë e tyre. Mashal bin Abdullah dhe princi Fejsal bin Abdullah janë dy djemtë e ish mbretit Abdullah që sapo janë liruar kundrejt pagimit të një shumë të madhe parash. Prokuroria e përgjithshme e Arabisë saudite ka dhënë urdhër për lirimin e disa prej princave të arrestuar sauditë, kundrejt pagimit të një shume parash si garant për lirimin e tyre. Shumica e princave të arrestuar nën akuzën për korrupsion në Arabinë Saudite janë shprehur të gatshëm të paguajnë shuma të caktuara për të marrë lirinë e tyre. Për momentin në burg mbahen 159 princa sauditë të akuzuar për afera korruptive. Autoritet e Arabisë saudite prej 4 nëntorit kanë nisur një fushatë të gjerë arrestimesh për atë që e kanë quajtur luftën kundër korrupsionit. Si pasojë janë arrestuar shumë princa sauditë dhe janë bllokuar kapitalet e tyre. Shumë analistë të rajonit thonë se arrestimet janë bërë për të forcuar pozitën dhe pushtetin e Muhamed bin Selman, trashëgimtar i fronit në Arabinë Saudite. Burime nga Arabia Saudite njoftuan se autoritetet e këtij vendi dhe disa prej princave të arrestuar kanë arritur një akord për të dhënë një pjesë të pasurisë së tyre si kusht për lirimin nga burgu. Një prej princave sauditë, pas arrestimit nga llogaria e tij ka tërhequr me dhjetëra miliona rial sauditë ndërsa një tjetër aksionet e biznesit të tij me vlerë 4 miliard rial saudit ia ka transferuar qeverisë. Ndërkohë autoritetet saudite kanë vazhduar bllokimin e kapitaleve të princave dhe personave të arrestuar që akuzohen për korrupsion.  Burime brenda gjykatës së mbretërisë saudite, kanë thënë se ish shefi i inteligjencës princi Bandar bin Sultan është midis princave dhe ministrave të arrestuar. Sipas raportit, disa prej atyre që u janë nënshtruar torturave fizike dhe psiqike u dërguan në spital me lëndime të rënda. Megjithatë, thuhet se janë përdorur mjete tepër të sofistikuara në torturimin e tyre dhe nuk ka plagë në fytyrat e tyre kështu që ata do të duken normalë kur shfaqen në publik. Dhjetëra princa, ministra dhe ish ministra u arrestuan me urdhër të të ashtuquajturit Komiteti Anti-Korrupsion i Arabisë Saudite i kryesuar nga Princi i Kurorës. Princi Bandar bin Sultan ishte ish-ambasador i Arabisë Saudite në Uashington dhe i besuar i ish presidentit të SHBA Xhorxh W. Bush. Burimet e MEE thanë se numri i të arrestuarve në fakt ishte më shumë se 500, dhe se dyfishi i këtij numri janë marrë në pyetje. Gjithashtu, regjimi i Riadit ka bllokuar pasuritë e kushëririt të princit të kurorës, Muhamed bin Najef, i cili thuhet se vazhdon të jetë nën arrest shtëpiak. Muhamed bin Najef i cili ishte aktiv në përballjen me terrorizmin si sfidën më të madhe saudite, për një kohë kishte zënë vend në qendër të lajmeve politike saudite dhe askush nuk dyshonte në ambiciet dhe interesimin e tij për tu ulur në Fronin Mbretëror të Arabisë Saudite. Vitin e kaluar, pas emërimit të djalit të mbretit Selman në postin e ministrit të mbrojtjes dhe në pozitën e trashëgimtarit të fronit mbretëror, emri Muhamed bin Selman (31 vjeç) filloi të paraqitet më shumë në skenën politike saudite. Muhamed bin Selman mori detyrë për të ndarë Arabinë Saudite nga varësia prej të ardhurave të naftës dhe aktualisht ka një prani më të fuqishme se sa djali i xhaxhit të tij dhe është në qendër të vëmendjes. Ai ka premtuar zbatimin e reformave rrënjësore në Arabinë Saudite thuajse mbreti Selman dëshiron ta përgatisë atë për trashëgimtar të fronit mbretëror.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne