Lirohet bashkëshorti i Ministres së Arsimit

Dardan Molliqaj është liruar. Deputeti i PSD-së ishte arrestuar sot herët në mëngjes me një urdhër arrest lëshuar nga Gjykata.

Lajmin për lirimin e Molliqajt e konfirmoi për KosovaPress zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate Natyra Kuçi.

“Rasti ishte dërguar në Prokurori. Deputeti Molliqaj tashmë është liruar me procedurë të rregullt”, tha zëdhënësja e PSD-së.

Sipas Policisë gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar dje një urdhër arrest për Dardan Molliqajn.

Ai është arrestuar në lidhje me pjesëmarrjen në protestë pas arrestimit të liderit të VV-së Albin Kurtit në vitin 2015.

Molliqaj në atë kohë ka qenë sekretar organizativ dhe njëri ndër njerëzit kyq në VV./KP

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne