Lirohet nga burgu Ismail Morina, fjalët e para të ‘Ballistit’: Rroftë shpirti i shqiptarit!

Është liruar sot nga burgu kryetifozi kuqezi, Ismail Morina, i njohur si ‘Ballist’ Morina. Lajmin e mirë e ka bërë të ditur vetë Morina përmes një postimi në ‘Facebook’.

Morina ka hedhur një foto me Konsullin e përgjithshëm të Shqipërisë në Bari të Italisë, ndërsa shpreh përgëzime të veçanta për të gjitha strukturat shqiptare që janë përfshirë në përpjekjet për lirimin e tij.

Me konsullin e pergjithshen te republikes se Shqiperise te akredituar ne Bari te Italise Zotrine/Dashamirin Adrian Haskaj. Pergzime te veçanta strukturave te shtetit shqiptare qe jane pefshire ne perpjekjet per lirimin tim,respekt per Kroacine dhe Italine ne paanshmerine e treguar prej tyre dhe mirenjohje gjith atyreve qe zbriten rrugeve te kryeqytetit shqiptar ne mbrojtjen time. I LIRË!! Rrofte shpirti i shqiptarit!! Ismail Morina (Ballisti).
Ismail Morina

Ismail Morina u akuzua nga Serbia për nxitje të urrejtjes mes popujve, pasi ngriti dronin në tetor të vitit 2014 në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku u krijuan tensione të forta në fushë mes lojtarëve të dy skuadrave.

Për rezultatin e ndeshjes vendosi Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit të Sportit (CAS), duke i dhënë fitoren Shqipërisë. Report Tv risjell edhe njëherë në vëmendje momentin e hedhjes së dronit nga Ismail Morina në fushë, ku siç shihet plas sherri mes futbollistëve.

 

Ismail Morina është rezident në Itali prej shumë vitesh, aty jeton edhe familja e tij. “Ballisti” është arrestuar në Kroaci në qershor të 2017-ës, pasi kishte një urdhër-arrest për të nga Serbia.

Në Kroaci u zhvilluan disa seanca gjyqësore, ku Morina kërkoi edhe azil politik, por kjo gjë nuk ndodhi. Kroacia nuk pranoi ta ekstradonte atë në Serbi, por e dorëzoi tek autoritetet italiane, prej ku Morina ka marrë lirinë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne