Lirohet nga detyra zv. ministrja e Financave

Zv.ministrja e Financave, Belinda Ikonomi, është liruar nga detyra. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të ministrave. Lirimi i saj nga detyra është firmosur nga zv. kryeministri Erion Braçe në mungesë të kreut të qeverisë Edi Rama. Nuk dihet ende shkaku i kësaj lëvizje si dhe as emri zëvendësues.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Znj. Belinda Ikonomi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

Ikonomi ka mbajtur më herët postin e drejtoreshës së Doganave. Ajo u lirua nga ky post pas transferimit në ministri, ndërkohë që në vend të saj u emërua Arlind Gjokutaj./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne