LISTA/ Kush janë deputetët me qindra mijëra euro, por që qiranë ia paguan shteti

10 deputetë shqiptarë përfitojnë ndihmë nga shteti për qiranë e shtëpisë në Tiranë, në një shumë prej 35 mijë lekësh të reja. Sipas listës të publikuar nga Top Channel, deputetët që marrin paratë e qirasë nga shteti janë nga të dyja palët, si të opozitës, ashtu edhe të pushtetit. Ata kanë shfrytëzuar të drejtën që iu japin ligjet (që i bëjnë vetë) sipas të cilave një deputet që nuk banon në Tiranë, i garantohet ndihmë financiare nga shteti.

Mes tyre bie në sy emri i Nard Ndokës, pasuria e të cilit arrin më shumë se 900 mijë euro, ish kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi dhe ish këshilltari i Ramës, Fate Velaj që falë koleksioneve artistike arrin një pasuri prej 1.4 milion eurosh, e megjithatë e kanë të pamundur të paguajnë vetë qiranë e shtëpisë në Tiranë.

Sipas të dhënave të publikuara nga emisioni Exlusive në Top Channel, pasuria e 140 deputetëve e mbledhur bashkë shkon në total rreth 150 milion. Në këtë llogari mungojnë deklaratat e pasurisë së deputetëve më të vjetër që nuk kanë deklaruar pasurinë para shumë viteve, por vetëm shtesat ndër vite.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne