Lleshaj ngre fondacionin “Gjurmë” për familjet e 224 policëve të vrarë; por 2 të akuzuar si vrasës policësh, i ka graduar shefa

Dy javë më parë, Ministri Brendshëm Sandër Lleshaj, njoftoi krijimin e Fondacionit “Gjurmë”; me veprimtari, ndihmën për familjet e policëvë të vrarë në krye të detyrës; duke bërë vizitën e parë në emër të fondacionit; në familjen e ish-policit Kol Ndreshaj, të vrarë 9 vite më parë në Shkodër, ku premtoi rindërtimin e banesës.

Në mungesë të plotë, të mbështetjes financiare e sociale nga shteti; fondacioni “Gjurmë”, mund të zgjidhë shumë halle jetike të familjeve të policëve të vrarë në detyrë; natyrisht, nëse nuk është krijuar për “show”, si 36 nismat, shoqatat dhe fondacionet e tjera fantazma; të krijuara nga 17 ministrat paraardhës të Lleshajt në 28 vite.

Ka një fakt, që ndoshta ministri Lleshaj nuk e di; por e di vartësi i tij Ardi Veliu; se 60% e policëve të rënë në krye të detyrës, janë vrarë nga tradhëtia brenda kupolës së policisë.

Zoti Lleshaj, nëse e ke seriozisht zbulimin e vrasësëve, lexo dëshmitë dhe hetimet, në dosjet e policëve të vrarë; ku do të konstatosh se shumica, janë vrarë nga dekonspirimi i operacioneve; nga nxjerrja në kurth nga vetë shefat, ose vartësit e tyre; por edhe janë vrarë pas shpine, nga shefa e kolegë konkurentë ose të paguar nga krimi, gjatë aksioneve anti-krim, natyrisht për t’i çarë rrethimin banditëve.

Nëse me fondacionin “gjurmë”, keni menduar t’i ndihmoni ekonomikisht familjet e policëve të vrarë; ju sugjerojmë të ndiqni “gjurmët” e vrasjes së policëve në Vlorë-Sarandë-Gjirokastër në vitin 1997; të vrasjes së Komisar Dritan Lamaj, të vrasjes së 4 policëve në Durrës në aksionin “Dajti” etj.

Ashtu si kryepolici Ardi Veliu e shumë kolegë policie të tij; mendojnë se “gjurmë” vrasje policësh, të çojnë edhe tek 2 kryepolicët e Elbasanit, Arjan Muça-Drejtor dhe Albert Nushi-N/drejtor Policie Qarku.

Drejtori Arjan Muça, është akuzuar e çuar në gjyq, për mbajtje e përdorim armësh ilegale; për dekonspirim të operacionit “Dajti-7 gusht 2009” si dhe për vrasje pas shpine të 2 policëve.

Ndërsa N/drejtori Albert Nushi, është ende në dosjet e zeza hetimore të Vlorës, si “Komandant Ushtarak i Komiteti të Shpëtimit Kombëtar” në janar-mars 1997 në Vlorë, që vrau, torturoi, dogji e zhduku 7 garditsë, policë e oficerë të SHIK-ut në Vlorë, madje njërin e therën me sëpatë në mes të Vlorës.

Ja çfarë ka deklaruar kryeministri Rama, në datën 26 tetor 2013, në ceremoninë “26 Tetori-Dita e policëve të rënë në krye të detyrës”, sidomos për nxjerrjen e tyre në kurthe, nga shefat e policisë:

EDI RAMA, data 26 tetor 2013/ – “I bindur plotësisht, se është tradhëtia brenda uniformave blu, por edhe braktisja e shtetit ndaj tyre, ajo ç’ka u ka kushtuar jo në pak raste, jetën efektivëve dhe komisarëve të policisë; prandaj, tradhëtia brenda uniformave blu, është e para që duhet të çrrënjoset. Dëshiroj t’u them, se në përvjetorin e ardhshëm (26 tetor 2014), do të përmbushim detyrat tona, kundrejt të gjithë familjeve të policëve të rënë në detyrë dhe deklaroj, se në përvjetorin tjetër (2014), asnjë nuk do të jetë pa punë e pa përkrahje financiare dhe asnjë prej familjeve të tyre, nuk do jetë pa strehë”

Eh mo gjeneral Sandri, ti je i 18-ti Ministër i Brendshëm i këtyre 28 viteve; që del e thua, se do të zbulosh vrasësit e policëve dhe premton në media; se do mbështetësh familjet e tyre; por asnjëherë nuk është bërë realitet; ndërkohë që vetëm me 1 tender të policisë, për marrje makinash me qira te Papuli i Ramës në 2 vitet e fundit; mund të strehoheshin me apartamente të mobiluara, të 224 familjet e policëve të vrarë… për pazaret e pista të politikës./Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne