Llogaritë që janë bërë në Afrin

Nga Musa Özuğurlu

Me një ndërhyrje të këtillë, Turqia ka krijuar një mundësi të artë për qeverinë siriane e cila ka qënë gjithnjë në kërkim të mundësive për të gjetur rrugëzgjidhje në lidhje me kurdët. Në këtë mënyrë, nëse Turqia nuk do të kishte ndërhyrë, ndoshta për një kohë të gjatë do të ishte një zonë që do të mbetej jasht autoritetit qëndror, ndërkohë që tashmë Turqia ia ka dhuruar Damaskut. Në fund kjo lëvizje doli në të kundërt dhe “dy kundërshtarët” u bashkuan.

Ngjarjet e fundit që janë zhvilluar në kuadrin e hapësirës së Afrinit ka në sjellë në aktualitet probabilitete të reja.

Pas deklaratës më të fundit se, pas takimeve të shumta që kanë vijuar për një kohëtë gjatë mes Sirisë dhe YPG-së, palët gjenden shumë pranë hapit të arritjes në një marrëveshje, agjencia shtetërore e lajmeve të Sirisë ditën e djeshme ka trasmetuar lajmin se “Forcat Popullore të Aleppos do të shpërngulen në Afrin për t’i dalë në mbrojtje popullit të Afrinit që po reziston kundër ‘sulmeve të regjimit turk’.” Ndërkohë qëështë zgjedhur që lajmi në vend që të jepet pa ngjyresa të përdorej një gjuhë e cila akuzon Turqinë tregon se ka filluar të shkrijë akulli mes Damaskut dhe kurdëve të Sirisë të paktën përsa i përket situatës në Afrin. Siria, e cila deri në momentin që nuk ishte konkretizuar prezenca e SHBA-së përdorte një gjuhë shumë të kujdesshme me kurdët, po mundohet që t’i tërheqë atë në aksin e saj. Nga ana tjetër, gjatë kohës që shkuhej ky lajm gjatë ditës së djeshme kishte hyrë në fshatin Zijara që ndodhet në periferinë lindore të Afrinit. Hyrja apo jo në qendër të Afrinit do të jetë me shumë siguri një çështje që do të vendoset duke marrë parasysh edhe artikujt e tjerë të “draftit” të deritanishëm të marrëveshjes mes palëve.

Përpara se të vazhdojmë këtë artikull, është e nevojshme që të hedhim dritë në lidhje me një pikë që shtypi turk nuk i ka dhënë vëmendjen e nevojshme: Forcat që do të trasferohen nga Aleppo për në Afrin nuk janë “Njësitë e Mbrojtjes Popullore”, pra nuk janë YPG-ja por janë “Forcat Popullore”. Këto njësi që përbëhen të paktën nga 1500 persona përbëhen vetëm nga sirianë dhe udhëhiqen nga komandantë iranianë dhe si rezultat i ndërmjetësimit të iranianëve kanë pranuar që të kalojnë në Afrin. Një zhvillim i këtill na le të kuptojmë se tashmë mund të jetë hedhur themeli për të arritur në një marrëveshje mes qeverisë siriane dhe YPG-së. Ushtria siriane dj ka zgjedhur që të mos hyjë në qendër të Afrinit sepse qeveria siriane nuk dëshiron që aty të ngrihen dy flamurë njëkohësisht (flamuri sirian dhe ai i YPG-së).

Sipas disa parashikimeve, palët janë (ishin) duke negociuar në lidhje me pesë çështje:

1) Të kalohen në autoritetin qëndror sirian të gjitha qendrat në Afrin, komisariatet, spitalet, shkollat dhe të gjitha ndërtesat institucionale.

2) T’i kalohen ushtrisë siriane 52 ndërtesat / pikat ushtarake që përbëhen dhe përdoren nga YPG-ja (SDG)

3) T’i kalohen ushtrisë siriane të gjitha armatimet që cilësohen si të rënda dhe të mesme

4) Të ndalohet përdorimi i armëve që cilësohen si të lehta nga civilët apo nga antarë të YPG-së.

5) Të bëhen pjesë të ushtrisë (t’i bashkohen ushtrisë siriane) të gjithë ata që kanë mbushur moshën për shërbim ushtarak.

Është bërë me dije se YPG-ja është duke kundërshtuar veçanërisht çëshjet që kanë të bëjnë me dorëzimin e armëve dhe kryerjen e shërbimit ushtarak.

Marrëveshja (nëse arrihet mes dy palëve) do të passjellë edhe disa rezultate që do të nënkuptojnë se Turqia ka bërë një “gabim taktik.”

Turqia ka një axhendë me tre nëntituj përsa i përket Sirisë. Rrëzimi i Assadit, të mbajë nën kontroll pretekste të ndryshme që mund ta çojnë gjithnjë Sirinë në konfikt global dhe rajonal dhe t’i japë fund përfundimisht procesit kurd të cilin e sheh si një rrezik të drejtpërsëdrejtë.

Le të fillojmë nga me e fundit. Ndërkohë që për një kohë të gjatë Siria është munduar që t’i tërheqë kurdët në frontin e saj, Turqia ishte e para që “u gjend në ndihmë.” Fakti që Siria ka qëndruar e heshtur deri më tani tregon se ka qënë në pritje të momentit që kurdët t’ia kishin nevojën. Kjo gjëështë pjesërisht e vërtetë. Megjithatë, parë nga këndvështrimi i kundërt, ka qënë pikërisht Turqia ajo që duke ndërmarrë një hap të këtillë në Afrin i ka shtyrë kurdët të ulen në tryezë me qeverinë siriane, si dhe e ka shtyrë këtë qeveri që të ulet për bisedime me kurdët. Me një ndërhyrje të këtillë, Turqia ka krijuar një mundësi të artë për qeverinë siriane e cila ka qënë gjithnjë në kërkim të mundësive për të gjetur rrugëzgjidhje në lidhje me kurdët.

Më parë, kurdët përkufizoheshin si armiku i përbashkët mes Sirisë dhe Turqisë, ndërkohë që tashmëështë Turqia ajo që shihet si armiku i përbashkët. Në këtë mënyrë, nëse Turqia nuk do të kishte ndërhyrë, ndoshta për një kohë të gjatë do të ishte një zonë që do të mbetej jasht autoritetit qëndror, ndërkohë që tashmë Turqia ia ka dhuruar Damaskut.

Si përfundim, kjo ndërhyrje iu kthye në bumerang dhe “dy armiqtë” u bashkuan. Sigurisht kjo gjë nuk do të thotë se mes këtyre dy palëve nuk ka dhe nuk do të ketë probleme të ndryshme në të ardmen; problemi i lindjes së Eufratit /Deyrezzor vazhdon të ekzistojë dhe hapi i hedhur të paktën do të ndryshojë balancat në rajonin e Afrinit dhe mendohet se të paktën mund të bëhet një shembull për t’u ndjekur edhe në lidhje me lindjen e Eufratit.

Kur shihet çështja veçanërisht në lidhje me Afrinin duket se ekziston një probabilitet i lartë që jo vetëm Siria por edhe palët e tjera që bashkëveprojnë si Rusia, Irani dhe YPG-ja do të dalin fitimtare. Nëse kjo marrëveshje vihet në zbatim, qeveria siriane jo vetëm që do të rimarrë autoritetin mbi këtë zonë, por edhe do të shtojë forca të reja për të luftuar në Idlib, ndërkohë që kurdët do të garantojnë vetëmbrojtje kundër Turqisë.

Që tani e tutje, kjo “forcë e bashkur” do të luftojë në bashkëpunim jo vetëm kundër Turqisë, por edhe kundër një armiku tjetër të përbashkët; strukturave xhihadiste në Idlib. Një situatë e këtillë mund të sjellë që Turqia të humbasë organizatat, që thuhet se ka ndikueshmëri dhe që i mbështet në Idlib, të cilat nga njëra anë i përdor kundër Assadit, nga ana tjetër i përdor kundësh shteteve të tjera të përfshirë në konfliktet rajonale. Duket se hapi i parë që Turqia ka marrë për të përballuar një probabilitet të këtillë ka qënë vendimi për bashkimin e Nurettin Zenki ve Ahrarush-sham.

Nëse e njëjta forcë e bashkuar arrin me sukses që të marrë rezultatin që pretendon nga Idlibi, atëherë ekziston një probabilitet që objektivi i rradhës të jetë bregu i Eufratit me një operacion në lidhje me zonat e humbura ng kontrolli dhe forcat që gjenden në këto zona.

Nëse arrihet në një situatë ku të vihen në jetë këto probabilitete, atëherë Turqia jo vetëm që do të humbasë tërësisht ndikueshmërinë në terrenin sirian, por do të humb edhe mundësine e vetme për të qënë pjesë e procesit të Astanas dhe të Dialogut Kombëtar.

Vlen të përfshihet ede SHBA-ja në listën e vendeve që për një afat të kufizuar do të përfitojnë nga situata. SHBA-ja, e cila do të mundohet të ruajë përparësinë që ka mundur të bëjë në lindje të Eufratit do ta tregojë me kohë nëse do të mund të jetë një përfituese afatgjatë apo afatshkurtër.

Nga ana tjetër, hyrja e ushtrisë siriane në Afrin dhe qartësia se lëvizja e Degës së Ullirit nuk po shkon dhe nuk do të shkojë siçc ishte parashikuar do t’i japë qeverisë siriane mundësinë që të bëjë një lëvizje që do t’i lehtësojë pozocionin. Në një situatë të këtillë, Damasku mund të deklarojë se “Marrëveshja Damask-YPG mundësoi vendosjen e autoritetit shtetëror në Afrin, eleminoi kërcënimin e YPG-së, e arriti qëllimin, tashmë mund të tërhqet.”

Ministri i Punëve të jashtme, Mevlut Çavushoglu pasi mori lajmin e hyrjes së ushtrisë siriane në Afrin është shprehur se “nëse regjimi ka hyrë në Afrin për të eleminuar YPG-në nuk ka asnjë problem”, duke indikuar se ekziston një probabilitet i këtillë.

Megjithatë, Çavushoglu në të njëjtën deklaratëështë shprehur se “nëse do të mbrohet YPG-ja, ne nuk do të ndalojmë dhe një gjë e këtillë vlen edhe për lindjen e Eufratit edhe për Munbiçin.”

Nëse një situatë kur “Turqia nuk do të arrijë rezultatin e kërkuar” a do të marrëushtria siriane vendimin të vazhdojë lëvizjen e saj me objektiv Turqinë në qendër të Afrinit? Është e qartë se nëse ushtria siriane hun në Afrin do të mbajë një pozicon mbrojtës. Megjithatë, nëse Turqia do të vazhdojë të insitojë atëherë në mënyrë të paevitueshme ushtria siriane do të detyrohet të veprojë dhe kjo do të thotë se për herë të parë do të përballen drejtpërdrejt Forcat Ushtarake Turke dhe Ushtria Siriane.

Pikërisht në këtë moment në aktualitet lindin disa pyetje:

– Duke lënë mënjanë zhvillimet në Afrin, duke qënë se pjesa lindore e Eufratit njihet si “pjesa e artë” sa insituese do të jetë Turqia përsa i përket çëshjtes së Munbiçit që përkujton Çavushoglun dhe pjesën lindore të Eufratit? Në atë rajon nuk gjendet ushtria siriane, përkundrazi është pozicionuar SHBA-ja. Është e vështirë që të zbulojmë një rezultat në lidhje me faktin sesi kanë rezultuar takimet me SHBA-në. Nëse ndodh që SHBA-ja do të mundohet t’i marrë prej dore këtë rajon Turqisë dhe do të vendosë të mos tërhiqet nga Munbiçi, dhe nëse Turqia vazhdon të jetë insituese ashtu siç ka bërë me dije Çavushogluja, kjo do të thotë se këtë herë marrëveshja mes SHBA-së dhe Tuqisë do të komplikohet edhe më shumë.

– Si do të mundet SHBA-ja që të hyjë në një rajon kaq të madh ku pjesë pjesë kontrollohet nga YPG-ja dhe pjesë pjesë kontrollohet nga ushtria siriane ndërkohë që për një periudhë 30 ditore në një situatë ku në një farë mënyre Siria dhe Rusia i “kanë dhënë leje” ka arritur të përparojë vetëm për disa kilometra dhe ka arritur të marrë kontrollin e vetëm 10% të këtij rajoni?

Irani ka qënë një ndër vendet që ka zgjedhur të qëndrojë i heshtur gjatë këtij procesi të ndërhyrjes në Afrin. Me zhvillimet fundit është mëse e kuptueshme se pavarësisht se ka zgjedhur të qëndrojë në plan dytësor, nuk është duke qëndruar neutral dhe se ka marrë një rol përcaktues në terren. Rusia është duke vëzhguar në qetësi dhe deri më tani nuk është përjetuar ndonjë situatë që kërkon ndërhyrjen e hapur të Rusisë. Ndërkohë që duket se për Turqinë do të ketë përpara vetëm probabilitete njëri më i vështirë se tjetri.

Burimi : Gazete Duvar/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne