Llumi i lajmeve nuk arriti të përdhosë memorialin

Malik Hasa

Përmes një analize u mundova të them që lajmet e publikuara dhe servirura vetëm 3 javë pas ceremonisë ishin të qëllimshme dhe se ato nuk përfaqësonin opinionin dhe qytetarinë e Shqipërisë dhe Shqiptarët.
Realisht është fare e thjeshtë të flasësh për emra dhe listë se si nisi dhe kush ishin iniciatorët, ose për lidhjet e tyre me organizatën terroriste FETO, por nuk do të merremi me këtë pasi këtë herë do të flasim për llumhanen e vazhdimësisë së gazetarisë së paguar e cila këtë herë doli çullak përballë realitetit.
Në disa portale dhe media të shkruara dolën lajme ku flitej për një pjesëmarrje të gjerë në një protestë të organizuar përballë memorialit të ndërtuar në nder të qytetarëve që ranë në mbrojtje të një vlere unike dhe globale sikurse edhe cilësohet, ‘demokracia’.

Lajmet e servirura nga e njëjta dorë që nisi këtë tentativë të përçarjes mes dy vendeve mike me bashkëpunim strategjik sikurse është Shqipëria dhe Turqia flsinin për një pjesëmarrje të gjerë ku nuk munguan incidentet. Sipas llumit të servirur sot për lexuesin thuhet gjithashtu që policia vuri dorë mbi protestuesit dhe pati edhe lëndime.
Po mirë a nuk doli një gazetar, analist, opinionist dhe realist të pyeste se ku janë këta të lënduar dhe si është gjendja e tyre? Në vendngjarje kishte fotografë dhe kameramanë që qëndronin të gatshëm dhe që u kthyen duarbosh. Si nuk doli një gazetar asnjanës që të pyes se ku ndodhen këto pamje?

Më mirë të mos pyesin sepse nuk kanë ku ti gjejnë. E vërteta ishte se në këtë protestë merrnin pjesë vetëm 10-15 persona. Të cilët paqësisht kanë protestuar dhe më pas janë larguar. Shkurtimisht dhe përfundimisht llumi i lajmeve të sotme nuk arriti të shembë memorialin, por nuk e di nëse llumi i atyre që servirën këto lajme do të lahet ose jo nga biografia e tyre si gazetar realist dhe idealist… Klikimet patjetër që do të ju mbeten, por llumi nuk lahet lehtë…/frekuenca

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne