Shqiperia

Loja e LSI-së me çmimin e ujit, 2 “tradhëtarët”

Këshilltari i LSI, Endri Brahimllari tha se LSI nuk ka qenë sot në votimin për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë. Në studion e Tonight Ilva Tare, Brahimllari sqaroi edhe qëndrimin e dy këshilltarëve, që i tha se etiketohen të LSI. Vota e tyre dhe ai nuk është qëndrim i grupit të këshilltarëve të LSI.

Brahimllari: LSI nuk ka votuar sot në këshillin bashkiak, po ju jap qëndrimin zyrtar të LSI.

Tare: Janë dy anëtarë të LSI

Brahimllari: Të dy këshilltarët që mund të etiketohen si të LSI kanë votuar me vullnetin e tyre të plotë

Tare: Janë të LSI apo etiketohen si të LSI?

Brahimllari:  Zoti Rama bëri një etiketim për personin e parë që ka lëvizur sa në një parti në një tjetër, sigurisht ka qenë pjesë e këshilltarëve, ka dalë kundër vullnetit të grupit të këshilltarëve, i cili nuk përfaqëson vullnetin e grupit të këshilltarëve.

Tare: Pra nga sot ai nuk  do të jetë më i LSI?

Brahimllari: Do ketë nesër një mbledhje grupi dhe do marrë një vendim, por nuk përfaqëson në atë mbledhje vullnetin e LSI.

Tare: Po rasti tjetër?

Brahimllari: Personi tjetër është personi i cili e merrte mandatin për shkak të lënies së mandatit dhe duhet të ulemi dhe të komunikojmë më te sepse dy prej këshilltarëve të LSI që merrnin mandatin nuk kanë shkuar sot në mbledhjen e këshillit. Pra fakti që ata nuk kanë shkuar për të marrë mandatin tregon qëndrimin që LSI ka qenë korrekte në linjën e saj.

Tare: Kishte koordinim me PD?

Brahimllari: Kishte vetëm një koordinim në lidhje me pr/vendimet që erdhën sot në këshillin bashkiak dhe koordinimi ka qenë i drejtpërdrejtë. Në fakt PD kërkoi që LSI mos merrte pjesë në zgjedhje, LSI mori pjesë në mbledhje, pa që aty po krijohej një farsë doli jashtë dhe PD legjitimoi fillimin e mbledhjes duke qenë e pranishme dhe pastaj doli duke parë që nuk ishin këshilltarët e LSI. Pra kjo lëvizje taktike tregoi se aty po bluhej dicka e cila ishte në dëm të qytetarëve të Tiranës dhe qëndrimi jonë është qëndrimi zyrtar që këshilltarja e LSI Erjona Bixha mbajti.

OPINIONE