Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, në vizitën e fundit të saj në Arabinë Saudite theksoi domosdoshmërinë e përfundimit të luftës në Jemen.
Populli jemenas vazhdon të rezistojë përballë sulmeve të Al Saud dhe mbështetësve të këtij regjimi. Për çdo ditë gra, fëmija burra dhe të moshuar, groposen gjatë sulmeve të regjimit Al Saud në Jemen, mirëpo organizatat ndërkombëtare deri më tani nuk kanë ndërmarrë asnjë hap efikas për tu dhënë fund krimeve që kryen Arabia Saudite. Në të tilla kushte disa krerë të vendeve perëndimore të cilët ndihmojnë regjimin Al Saud me armatime, kërkojnë t’i jepet fund luftës në Jemen. Kjo politikë e dyfishtë vihet re nga disa politikanë të tillë si Angela Merkel. Ajo në vizitën e fundit në Arabinë Saudite ka thënë: “ Ne kërkojmë një zgjidhje diplomatike të kryesuar dhe monitoruar nga OKB. Ne nuk besojmë se opsioni ushtarak mund të jetë zgjidhje për tu dhënë fund përleshjeve. Kjo çështje duhet parandaluar, pasi shumë njerëz për çdo ditë vuajnë nga kushtet e rënda në Jemen. Arabia Saudite në këtë krizë nuk është e vetme dhe nuk është ajo që duhet të marrë vendim. Gjermania është e gatshme të japë kontributin e saj për t’i dhënë fund konfliktit. Ne mund të përdorim të gjithë eksperiencën tonë. Gjermania ka disa eksperienca në Jemen. Mirëpo çdo veprim duhet të ndërmerret nën kryesinë dhe drejtimin e OKB”. Kjo deklaratë përmban disa pika të cilat duhen analizuar.
Së pari lind pyetja se përse kancelarja e Gjermanisë është kujtuar tani për t’i dhënë fund luftës në Jemen në kohën kur për dy vite me radhë janë vrarë dhe shpërngulur me mijëra dhe miliona jemenas? Përse Gjermania së bashku me disa vende të tjera perëndimore në kohën e nisjes së luftës kundër popullit të Jemenit, ka mbështetur Arabinë Saudite? Vallë Merkel nuk ka qenë në dijeni më herët për vrasjen e vazhdueshme të fëmijëve dhe femrave në Jemen? Çfarë ka ndodhur sot që Merkel kërkon dhënien fund të luftës dy vjeçare në Jemen dhe kërkon zgjidhje diplomatike nën kryesinë e OKB? Disa kohë më parë edhe Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane ka kërkuar t’i jepet fund luftës në Jemen. Mesa duket krerët evropianë kanë arritur të kuptojnë pamundësinë e regjimit Al Saud në luftën kundër Jemenit. Në këto kushte, interesimi i shprehur nga Merkel dhe Mogherini për popullin jemenas është një formë roli mashtrues. BE duhet të përgjigjet për vrasjen e popullit jemenas dhe për mbështetjen që i ka dhënë regjimit Al Saud. Nga ana tjetër Angela Merkel dhe qeveria e saj e cila i ka dhënë armatime të ndryshme regjimit Al Saud, është përgjegjëse për vrasjen e popullit të Jemenit, Sirisë dhe Irakut. Gjermania është ndër mbështetësve kryesore me armatime për Arabinë Saudite dhe EBA, që janë dy vendet kryesore të luftës në Jemen. Shumë civilë jemenas janë vrarë me armët gjermane, jeta e të cilëve nuk ka aspak rëndësi për trafikantët gjermanë të armëve. Mirëpo në këtë mes mbështetje të fuqishme ka dhënë vetë Angela Merkel dhe partitë e koalicionit të saj qeverisës. Më herët partia Social-Demokrate ka qenë një prej kundërshtarëve të rreptë të politikave të Merkel në armatime, por tani mesa duke futja në qeveri i ka detyruar persona si Shtajn Majer dhe Zigmar Gabriel që të ndjekin politikat e Merkel. Sot partia Social-Demokrate nuk kundërshton dhe nuk proteston ndaj shitjes së armëve gjermane për Arabinë Suedie.
Një tjetër çështje është se Merkel me raportet që merre nga shërbimi informativ gjerman, është në dijeni të faktit se armët gjermane tashmë ndodhen në duart e grupeve takfiriste dhe terroriste si ISIS dhe fronti Nusra. Me fjalë të tjera shumë nga armët që Gjermania i ka shitur Arabisë Saudite, nëpërmjet Riadit kanë përfunduar në duart e grupeve terroriste dhe takfiriste. Autoritetet gjermane, prej kohësh janë në dijeni të këtij fakti, mirëpo ato vazhdojnë shitjen e armëve të tyre për Arabinë Saudite./ PT