Loja mashtruese e Trumpit me naftën iraniane është me dekada e vonuar

nga Dan Glazebrook.

Trump po përdor gjithçka që ka në dorë për të nisur një luftë ekonomike kundër Iranit. Problemi i tij është se ajo çfarë ka në dorë është pothuajse e pamjaftueshme, pasi fuqia virtuale e monopolit e përdorur dikur prej SHBA-së ka kohë që ka avulluar.

Javën e kaluar, një zyrtar i lartë i departamentit të shtetit njoftoi mbi synimin amerikan për të ndërprerë eksportet e naftës iraniane në nivelin zero që nga 4 nëntori i këtij viti, duke kërcënuar se do të vendosë sanksione ndaj cdo kompanie që vazhdon të tregtojë përtej kësaj date.

Deri më sot ekspertët kishin parashikuar se sanksionet amerikane do të rezultonin me një reduktim prej rreth 500,000 fuçish në ditë deri në fund të vitit – vetëm një e pesta e eksportit aktual të vendit. Edhe pse sanksionet që i paraprinë marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 të cilat ndryshe nga përpjekjet e njëpasnjëshme të tanishme, u mbështetën nga një aleancë e gjerë e fuqive botërore, përfshirë Rusinë dhe Kinën, arritën të largonin vetëm gjysmën e naftës iraniane nga tregu.

Kjo vendosmëri për të shkatërruar Iranin me çdo mjet të mundshëm ka qenë natyrisht politika e jashtme e firmës së administratës Trump që prej ditës së tij të parë në karrige. Nuk duhet harruar se Irani ka qenë në listën zyrtare të Pentagonit lidhur me politikën e tij të jashtme që nga viti 2001. Siç argumentova edhe në vitin 2014, marrëveshja bërthamore nuk ishte nga ana e Perëndimit një afrim i mirëfilltë, por më tepër një program afatgjatë i infiltrimit perëndimor, i bazuar në modelin e Libisë që synonte ndërtimin e një kolone të pestë pro-imperialiste brenda shtetit iranian për të përgatitur terrenin për ‘ndryshimin e regjimit’ në të ardhmen. Ekipi i Trumpit duket që nuk ka durim për lojën e gjatë dhe thjesht dëshiron që ta shkurtojë atë. Arsyeja e obsesionit për të shkatërruar Iranin që shihet në të gjitha fraksionet e klasës sunduese perëndimore pavarësisht dallimeve të tyre, është e qartë: vetë ekzistenca e Iranit si një shtet i pavarur kërcënon kontrollin imperialist të rajonit, i cili në të njëjtën kohë mbështet fuqinë ushtarake amerikane dhe rolin global të dollarit. Ndërsa bashkëpunimi jug-jug vazhdon të zhvillohet, ky kërcënim rritet çdo ditë, ndërsa mjetet për ndaljen e tij zvogëlohen me të njëjtën masë.

Në të njëjtën kohë, rrethimi ushtarak amerikan i Kinës që filloi me zell që në kohën e Obamës dhe që po përjeton përshkallëzim të madh nën Trumpin, është i lidhur ngushtë me politikën për ti prerë Kinës furnizimet e saj. Në këtë sens, një politikë e “izolimit” të Iranit ka për qëllim të izolojë gjithashtu edhe Kinën pasi Kina është tregu më i madh i naftës bruto të Iranit.

Megjithatë politika e Trumpi ka të ngjarë të sigurojë pak myshterinj. Pepe Escobar e ka shpjeguar reagimin e mundshëm ndaj planeve të Trumpit të secilit prej klientëve më të mëdhenj të Iranit: “India do të blejë naftë iraniane me rupi. Kina gjithashtu do të tregohet plotësisht mospërfillëse ndaj komandës së administratës Trump. Për shembull, kompania Sinopec ka nevojë të madhe për naftën iraniane për rafineritë e saj të reja nëpër provincat e ndryshme kineze dhe nuk do ta ndalë blerjen. Ministri turk i ekonomisë Nihat Zeybekci ka qenë mëse i hapur kur tha: “Vendimet e marra nga Shtetet e Bashkuara për këtë çështje nuk janë të detyrueshme për ne”. Ai shtoi: “Ne nuk njohim interesa të tjera [të vendeve] përveç se tonat.” Irani është furnizuesi numër një i Turqisë me naftë, që përbën gati 50 përqind të importeve totale. Rusia nuk do të tërhiqet nga synimi i saj për të investuar 50 miliardë dollarë në infrastrukturën energjetike të Iranit. Edhe Iraku nuk do ta braktisë bashkëpunimin strategjik të energjisë me Iranin. Rregulli i zinxhirit të furnizimit; Bagdadi dërgon naftë nga Kirkuku në një rafineri në Kermanshah të Iranit dhe merr naftë të rafinuar iraniane për Irakun jugor”. Përpjekjet e Trumpit për të bindur pjesën tjetër të botës ka të ngjarë të bien në veshë të shurdhër.

Në mesnatën e 5 korrikut, tarifat amerikane të importeve kineze në vlerë prej 34 miliardë dollarësh hynë në fuqi me një normë 25 përqind. Trump u tha gazetarëve se tarifat e mëtejshme me një vlerë prej 16 miliardë dollarësh do te vijonin në dy javët e ardhshme, duke përmbushur një premtim të bërë në prill për të goditur tarifat në 1300 produkte që kapnin vlerën e 50 miliardë dollarëve në vit. Gjithsesi, sipas tij totali përfundimtar mund të arrijë përfundimisht 550 miliardë dollarë, një shifër e theksuar edhe nga revista Industry Week, që në është fakt më e madhe se i gjithë vëllimi vjetor i eksporteve kineze në SHBA. Këto tarifa specifike të Kinës ndjekin tarifat e importit mbi çelikun (25 përqind) dhe alumin (10 përqind) imponuar ndaj BE-së, Meksikës dhe Kanadasë para disa ditësh.

Sipas Fox Business, si rezultat i këtyre tarifave Kanadaja do të humbasë rreth 2 miliardë dollarë në vit me Brazilin, Rusinë, Kinën dhe Korenë e Jugut, të cilët do të humbisnin secili të paktën nga 500 milionë dollarë në vit.

Por kjo mund të jetë pikërisht çështja: jo vetëm rikthim i punës në SHBA por edhe krijimi i formave të reja të levave që do të përdoren kundër rivalëve dhe aleatëve. Deri më tani Trump ka refuzuar për bukuri ofrimin e marrëveshjeve të drejta për aleatët e tij, megjithëse me Trumpin asgjë nuk është përjetshme. Gjërat lidhen me levat që luhen sipas interesit. A mundet që tu ofrohen marreveshje të drejta vendeve që refuzojnë naftën iraniane deri në afatin e caktuar? Edhe nëse jo, vetë gatishmëria për të përdorur tregtinë kaq haptazi dhe pa pikë turpi si armë është një kujtesë se mund të ketë ndëshkime të mëtejshme në rrugë e sipër për ata që nuk pranojne politikat bllokuese ndaj Iranit. Në fund të fundit, siç thekson edhe Louis Kuijs eksperti kryesor i Oxford Economics, kjo ‘epokë e re’ sapo ka filluar: “Është e qartë se batarja parë është shkëmbyer dhe në këtë sens lufta tregtare sapo ka nisur. Nuk ka ndonje fund të qartë për këtë.”

Megjithatë, lehja e Trumpit mund të jetë akoma më keqe se kafshimi i tij. Kundërmasat e përdorura nga kinezët, një tarifë reciproke prej 25 për qind në 50 miliardë dollarë të mallrave amerikane, do të godasë me forcë SHBA-në. Një produkt që do ti nënshtrohet tarifës së re, për shembull është soja. Kina është tregu më i madh i sojave të prodhuara në SHBA. Grant Kimberley, një fermer soje i shoqatës së Sojave në Iowa, vlerëson se vetëm kjo tarifë mund të çojë në një rënie prej 70 për qind të eksporteve.

Por pavarësisht nga masat kundërshtuese kineze edhe vetë tarifat e vendosura nga SHBA mund të dëmtojnë SHBA-në po aq sa Kina. Një raport mbi NPR-në sugjeron se për momentin goditjet po kërcënojnë të bëhen edhe më të forta për kompanitë jo-kineze si Snow Joe / Sun Joe me bazë në New Jersey, e cila ashtu si edhe shumë kompani të tjera amerikane mbështetet në importet kineze për pjesët kyçe të zinxhirit të furnizimit.

Sipas Ethan Harrisit, kreut të hulumtimit ekonomik në bankën amerikane Amerikës Merrill Lynch, për Kinën ndikimi ka gjasa të jetë mjaft i vogël. James Boughton, një bashkëpunëtor i lartë në qendrën për inovacionin e qeverisjes ndërkombëtare në Waterloo, Ontario, shpjegon: “dinamika është e ndryshme nga ajo që që kemi parë deri më sot pasi Kina ka një aftësi për të dalë nga ky lloj presioni të cilin shumë vende nuk e kanë pasur në të kaluarën”.

Pra, ideja se lufta tregtare në një farë mënyre do t’i bëjë presion Kinës (dhe vendeve të tjera) që të heqin dorë nga nafta iraniane duket në fund të fundit dicka imagjinare. Procesi i “prerjes së lidhjeve” tashmë ka shkuar shumë larg. Kina është partneri më i madh tregtar i Iranit dhe ka më shumë gjasa që importet iraniane të naftës të rriten për të zëvendësuar atë që nuk vjen më nga SHBA dhe jo anasjelltas. Irani tashmë ja shet Kinës naftën me juan, në vend të dollarit amerikan, që do të thotë se i gjithë sistemi financiar i kontrolluar nga SHBA është shmangur tërësisht për tregtinë dypalëshe të vendeve dhe për këtë arsye ngelet jashtë kontrollit të sanksioneve financiare të vendosura nga SHBA. Duke parë drejt së ardhmes, Irani është i vendosur që të luajë një rol vendimtar në zhvillimin e mega zonës dhe iniciativës lidhëse të Kinës, me një hekurudhë me shpejtësi të lartë të planifikuar për të siguruar aksesin e detit në Azinë Qendrore të mbyllur. Ndërsa me rrezikimin e investimit të planifikuar nga gjigandi francez Total në fushën naftëmbajtëse South Pars, kontrata ka gjasa ti kalojë një kompanie kineze.

Aktualisht, më pak se 20 për qind e eksporteve kineze shkojnë në SHBA dhe pothuajse gjysma shkojnë në vendet e tjera të Azisë. Sipas librit të fakteve të CIA-s, eksportet kineze në total përfaqësojnë vetëm 20 përqind të GDP-së. Nëse bëjmë matematikë, atëherë 20 për qind nga 20 për qind rezulton se vetëm 4 për qind e GDP-së kineze vjen nga eksportet me SHBA-në.

Kjo do të thotë se ditëve te aksesit amerikan nëpër tregje u ka ardhur fundi, ndërsa vende si Kina tashmë prej shumë kohësh po ecin me ritme të mëdha përpara. E ardhmja tani lidhet ngushtë në bashkëpunimin jug-jug, pikërisht përgjatë zonës dhe iniciativës lidhëse qe kapin vlerën multimiliardëshe. Qeveria amerikane e ka kuptuar këtë dhe përpjekjet e saj për të sabotuar njëkohësisht si Kinën dhe Iranin janë përpjekjet e fundit për të parandaluar lidhjet e mëtejshme në ekonomine boterore në të cilën SHBA po bëhet gjithnjë e më shume periferike. Në të vërtetë kjo përpjekje tashmë është tepër e vonë./rt/Gazeta Impakt

 

 

Dan Glazebrook është një shkrimtar i pavarur politik i cili ndër të tjera ka shkruar për RT, Counterpunch, Z magazine, the Morning Star, the Guardian, the New Statesman, the Independent dhe Middle East Eye. Libri i tij i parë “Përça dhe rrëno: Strategjia imperialiste e Perëndimit në epokën e krizave” u botua nga Liberation Media në tetor 2013. Ai përmbante një grumbull artikujsh të shkruar që nga viti 2009 ku shqyrtonte lidhjet midis kolapsit ekonomik, ngritjes së vendeve BRICS dhe luftës në Libi dhe Siri. Aktualisht në dorë ka një libër mbi përdorimin amerikano-britanik të skuadrave setare të vdekjeve kundër shteteve dhe lëvizjeve të pavarura nga Irlanda e Veriut në Amerikën Qendrore në vitet 70 dhe 80 si dhe në ditët e sotme në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne