Londër – Ekspozitë për Trojën me objekte arkeologjike të plaçkitura nga Turqia

Muzeu Britanik është duke u përgatitur të hapë dyert për një ekspozitë të veçantë mbi gjetjet e lashta nga qyteti antik i Trojës.

Titulluar “Troja: Miti dhe Realiteti”, kjo ekspozitë formohet nga rreth 300 objekte arkeologjike, të cilat tregojnë historinë e qytetit dhe mund të vizitohen në një galeri speciale nga 21 nëntori.

Vazo, enë argjendi, armë bronzi, statuja dhe sarkofagë janë vetëm disa nga veprat që do të ekspozohen, shumica prej tyre të huazuara nga Muzeu i Berlinit, Muzeu “Ashmolean” i Britanisë dhe Muzeu Kombëtar Danez.

Pjesa dërrmuese e veprave në fjalë është nxjerrë kontrabandë nga Turqia prej arkeologut amator dhe biznesmenit gjerman, Heinrich Schliemann, duke filluar nga viti 1868.

Ekspozita do të paraqesë gjithashtu imitacionet e shekullit XIX të dy stolive nga Thesaret e Arta të Trojës, të cilat gjithashtu janë marrë kontrabandë nga qyteti 5.000-vjeçar i Trojës dhe aktualisht ekspozohen në Muzeun e Pushkinit në Moskë.

Në kuadër të kësaj ekspozite do mund të vizitohen po ashtu vepra të periudhës romake dhe të mëvonshme rreth qytetit antik e luftës legjendare të Trojës, temë e poemave epike “Iliada” dhe “Odiseja” të Homerit, sot në kufijtë administrativë të rrethit veriperëndimor Çanakala të Turqisë.

Josephine Lesley Fitton, kuratore e ekspozitës, nënvizoi se nxjerrja kontrabandë e objekteve arkeologjike nga Troja në Greqi ishte një gabim i rëndë i Schliemannit.

Sipas saj, arkeologu amator gjerman asnjëherë nuk ka pasur leje për t’i nxjerrë gjetjet nga Turqia, madje e ka pasur të ndaluar të gërmonte në vend; por më vonë u lejua që ta bënte këtë gjë pasi të paguante një gjobë.

“Objektet arkeologjike qëndruan në Athinë për dhjetëra vite, por ai të ia dhuroi të gjitha ato Muzeut të Berlinit”, theksoi Fitton duke shtuar disa arturina, siç janë “stolitë e Helenës” dhe “thesari i Priamit”, u dërguan në Rusi pas Luftës II Botërore dhe u zhdukën deri në vitet 1990.

“Këtu ekzistojnë shumë pyetje etike mjaft komplekse se ku duhet të jenë këto materiale”, theksoi ajo.

Ekspozita “Troja: Miti dhe Realiteti” në Muzeun Britanik do të qëndrojë e hapur deri më datë 8 mars të vitit 2020./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne