Londër, protesta në mbështetje të Palestinës

Në Londër të Anglisë janë organizuar protesta në mbështetje të Palestinës.

Njësitet speciale të policisë dhe protestuesit pro-palestinezë, janë përleshur me gurë dhe gaz lotsjellës në rrugët e Londrës, pas tentimit për mbajtjen e protestës pro Palestinës të cilën e kanë ndaluar autoritetet angleze. Protestuesit u mblodhën rreth orës 15:00, duke brohoritur “Ne të gjithë jemi palestinezë”, “Palestina do të jetojë”, “Palestina do të fitojë” Disa dhjetëra makina të policisë janë parkuar përreth, ndërsa qarkullimi është ndalë në disa rrugë. Protestat janë mbajtur edhe në disa qytete tjera. Në të njëjtën kohë Ministria e jashtme e Palestinës ka kërkuar ndërprerjen e krimeve dhe sulmeve të forcave sioniste kundër palestinezëve. Ministria e jashtme e Palestinës ditën e hënë duke reaguar ndaj krimeve dhe sulmeve të forcave izraelite kundër palestinezëve, doli me një deklaratë ku thuhet se inspektimet e kryera nga Avigdor Liberman ministri i luftës i regjimit sionist në pikat e kontrollit dhe patrullimit në Kandila në rajonin BPLJ dëshmon për faktin se ky regjim synon shtimin e sulmeve dhe krimeve kundër palestinezëve. Ministria e jashtme e Palestinës ka thënë se regjimi sionist nuk duhet të kujtojë se me dhjetëra kilometra rrugë të rajonit BPLJ mund t’i përdorë vetëm për kalimin e kolonëve sionistë ndërsa palestinezët nuk kanë të drejtë të shfrytëzojnë këto rrugë. Ministria e jashtme e Palestinës nga OKB dhe nga BN ka kërkuar të ndalojë veprimet raciste dhe diskriminuese të regjimit sionist për hebraizimin e territoreve palestineze./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne