Bota

Londër, protestohet ndaj presionit të Kinës kundër turqve ujgurë

Në Londër u protestua ndaj shkeljeve të Kinës në kohët e fundit kundër identiteteve dhe kulturave të ujgurëve dhe kampeve të emërtuara “qendra arsimi” në Rajonin Autonom Ujgur Xinjiang ku jetojnë turqit ujgurë.

Studentë nga kombe të ndryshme u mblodhën përpara ambasadës së Kinës në Londër dhe reaguan ndaj presioneve kundër turqve ujgurë.

Protestuesit brohoritën me sloganin “jo spastrimit etnik” dhe mbajtën në duar pankarta me mbishkrimet “Gjenocid”, “Jeta e ujgurëve është e rëndësishme” dhe “Drejtësi për ujgurët”.

Një protestues në një deklaratë për gazetarin e AA-së, tha se janë mbledhur së bashku për të tërhequr vëmendje mbi përjetimet në Kinë dhe se ujgurët po imponohen të punojnë në kampet e punës.

Ndërsa një tjetër protestues theksoi se bota duhet të bëjë diçka për këtë dhe shtoi se “Kjo nuk mund të vazhdojë duke u mbajtur e fshehtë, nuk mund të vendoset nën qilim. Bota duhet të ngrihet në këmbë”.

Ndërsa një tjetër protestues pjesëmarrës duke theksuar se bota nuk kishte dijeni për kampet e përqendrimit që gjermanët mbanin me forcë hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, tha se “Por në një kohë moderne, po lejohet që muslimanët në Kinë të persekutohen për shkak të fesë së tyre dhe po lejohet që organet e tyre të merren me forcë. Asnjë vend i madh nuk ka bërë asgjë për këtë çështje”.

Kampet në Rajonin Autonom Ujgur Xinjiang

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 1 milion ujgurë mbahen jashtë dëshirës së tyre në vende të cilat Pekini i emërton si “qendra të arsimit profesional” ndërsa opinioni ndërkombëtar i përcakton si “kampe të riedukimit”.

Mos ndarja e të dhënave të qarta rreth kampeve që Kina pretendon se ofron kurse për gjuhën kineze dhe kurse profesionale dhe kulturore për ujgurët muslimanë që jetojnë në rajon, shkakton shqetësime të thella në opinionin ndërkombëtar.

Autoritetet kineze, refuzojnë kërkesën e zyrtarëve të OKB-së për të kryer vëzhgime të lirshme në rajon me qëllim për të marrë informacione të drejtpërdrejta.

“Mënyrat e kontrollit për lindjet ndaj ujgurëve”

Associated Press (AP) në lajmin e saj më 29 qershor kishte pretenduar se në rajonin autonom ku jetojnë kryesisht turqit ujgurë, qeveritë lokale në vitet e fundit detyrojnë gratë ujgure dhe kazake në rajon që të zbatojnë mënyrat e kontrollit të lindjeve dhe se ndaj atyre që bëjnë fëmijë vendosin gjoba në para dhe se i kërcënojnë ato me dërgimin në kampe.

Raporti i qeverisë kineze doli në shtyp

Lajmi i gazetës New York Times që e bazonte mbi një dokument zyrtar prej 403 faqes të qeverisë kineze që doli në shtyp në nëntor 2019, tërhoqi vëmendjen mbi udhëzimet e detajuara të dhëna se si duhet të veprojnë njësitë e sigurisë në Rajonin Autonom Ujgur Xinjiang.

Në të paktën në 200 faqe të dokumentit zinin vend udhëzimet e presidentit Xi Jinping dhe zyrtarëve të tjerë kinezë për kryerjen e kontrolleve në mënyrë të pandërprerë për popullatën ujgure në rajon. Po ashtu theksohej se ishin bërë edhe paralajmërime për marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së islamit./AA

OPINIONE

INTERVISTA