Shqiperia

Vlonjati nuk zë mend, lëvizte në qytet me pistoletë ‘TT’, arrestohet për herë të dytë

Një person është arrestuar në flagrancë pasi qarkullonte nëpër qytet me armë zjarri. Në prangat e policisë ka rënë Ilir Birçaj, 49 vjeç, banues në Vlorë.

Nga kontrolli fizik që iu bë, u gjet dhe sekuestrua në çantën personale të tij një armë zjarri Pistoletë tip TT model 54, 1 krëhër i mbushur me 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Nga hetimet e kryera, rezulton se ky shtetas është person me precedent penal për të njëjtën vepër penale (armëmbajtje pa leje) si dhe për kundërshtimin e punonjësit të policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shërthyese dhe municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Një i arrestuar dhe në Fier për armëmbajtje pa leje
Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës si dhe për kapjen e ndalimin e shtetasve të cilët kryejnë vepra penale, gjatë kontrolleve të ushtruara në rrugë të ndryshme të qytetit të Fierit, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i Baftjar Bushit, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “8 Shkurti” Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pa leje, 1 krëhër dhe 5 fishekë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale ”Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga Neni 278/5 i Kodit Penal.

Burimi: Shqiptarja.com

OPINIONE