“Lot krokodili” për gylenistët, asnjë reagim për Harun Aliun

Arrestimi i 6 gylenistëve në Kosovë, shpërfaqi fytyrën e vërtetë të shumë politikanëve, shoqërisë civile dhe disa medieve.

Madje, disa prej tyre edhe derdhën “lot krokodili” duke treguar “dashuri” për turqit, jo pse janë turq, por pse janë gylenistë.

U dhanë shumë kritika për arrestimin e tyre, edhe pse kjo ishte një kërkesë legjitime e kamotshme e autoriteteve turke dhe për këtë ishin dorëzuar disa kërkesa zyrtare autoriteteve kosovare.

Por këta “dashamirë të gylenistëve”, harruan se një gjë e tillë kishte ndodhur me Harun Aliun, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, i cili pasi mbajti rreth 4 vjet burgim në Kosovë, iu dorëzua autoriteteve maqedonase, ku më pas edhe u gjet i vrarë.

Për këtë ka reaguar publicisti Nexhat Ibrahimi, i cili ka përkujtuar këtë ngjarje të kobshme për të cilën “dashamirët e gylenistëve” nuk kishin thënë asnjë fjalë të vetme.

“Te dashur qeveritare, ju qe po derdhni lote krokodili per 6 shtetas turq qe iu dorezuan Turqise para dy ditesh, ju qe shitni demokrqci me tonelata, juve qe nuk ju respekton as familja juaj, a turperoheni kur me 12. 05. 2010, ia dorezuat Harun Aliun, komandantin legjendar te UCK ne Maqedoni, Gruevskit dhe policise se tij antishqiptare. Ate e vrane maqedonet por me ndihmen tuaj direkte. A ju bren ndergjegjja edhe juve o gazetare te varur, edhe juve OJQ, edhe ty o Avokat i Popullit etj etj. Historia i mban mend keto gjera”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Nexhat Ibrahimi./Mesazhi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne