Louis Farrakhan akuzon Trump për vrasjen e Sulejmanit, duke thënë se “vrasja është mjeti i forcës tuaj”

Udhëheqësi i Lëvizjes Kombetare Islamike me qendër në SHBA Louis Farrakhan ka shpërthyer kundër Presidentit Donald Trump për vrasjen e komandantit më të lartë antiterror të Iranit, gjeneral majorit Kasem Sulejmani, duke thënë “vrasja është mjeti i forcës juaj”.

Më 3 janar, një sulm me dronë të kryer me porosi të drejtpërdrejtë të Trump martirizoi Sulejmanin, ish-komandantin e Forcave Kuds të Gardave të Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC), së bashku me Abu Mahdi al-Muhandis, nënkryetari i Njësive të Mobilizimit Popullor të Irakut (PMU ), dhe shokët e tyre jashtë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit.

Të dy komandantët u admiruan nga kombet muslimane për eliminimin e grupit terrorist Daesh të sponsorizuar nga SH.B.A. në rajon, veçanërisht në Irak dhe Siri.

Gjatë fjalimit në konferencën e Ditës së Shpëtimtarit në Detroit, Michigan, Farrakhan tha “Z. Trump vrau vëllain tim Kasem Sulejmani”.

Aktivisti afrikano-amerikan dhe predikuesi musliman dënoi Trump për përpjekjen për të justifikuar vrasjen e gjeneralit Sulejmanit duke pretenduar në mënyrë të qëllimtë se ai ishte një “njeri i keq” që kishte “vrarë shumë amerikanë”.

“Ai njeri nuk ishte terrorist … ai ishte vëllai i popullit Irakian nga Irani duke u përpjekur t’i shpëtonte ata nga një ushtri pushtuese, si SHBA”.

“Z. Trump … ju thatë që vëllai im, Kasem Sulejmani është një terrorist … ju mund të më quani që nesër një terrorist për të justifikuar atë që qeveria po planifikon të bëjë me mua dhe Kombet e Islamit”, tha Farrakhan.

“Shihni, vrasja është mjeti juaj i fuqisë. Shih këtu jam tani. Ju më doni mua të vdekur. Dhe nga sot ju mund të dëshironi ta shpejtoni atë. Une nuk e di”.

Farrakhan sulmoi gjithashtu praninë ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, duke thënë se ata ishin në rajon për të mbrojtur “kombet e tua të pakta”.

“Cfarë dreqin po bën në Irak?” i bërtiti Farrakhan Trumpit. “Ushtria amerikane është një ushtri pushtuese në Lindjen e Mesme; ushtarë kudo; kush i dërgoi për ata? Mbrojtja e kombeve të tua të vogla të kota”.

“Ju shkuat atje për të shpëtuar popullin irakian. Ju shkuat atje dhe keni shpenzuar një trilion dollarë për ta bërë Irakun një forcë mbrojtëse kundër Iranit”.

Vrasja amerikane ndaj komandantit të lartë iranian dërgoi valë shoku në të gjithë botën, ndërsa në të njëjtën kohë, ka krijuar një unitet më të madh në rajon kundër ndërhyrjes amerikane.

Ligjvënësit irakenë gjithashtu ndërmorën veprime duke aprovuar njëzëri një projekt-ligj, duke kërkuar tërheqjen nga vendi e të gjitha forcave ushtarake të huaja të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Gjatë fjalës së tij, Farrakhan paralajmëroi Trump se “Amerika po bie” sepse “të gjithë po rebelohen kundër Zotit”.

“Amerika po bie, po bie. Po pse bie Amerika? Sepse ju jeni bërë banesa e djajve. Një vrimë për çdo person të urryer. Një kafaz i urryer për çdo zog. A jeni bërë një komb i djajve? ”

“Z. Trump, ky komb është bërë një banesë e djajve. Të gjithë rebelohen kundër Zotit.

Në nëntor, Farrakhan bëri një udhëtim solidariteti në Iran, ku u tha studentëve iranianë se “Amerika nuk ka qenë kurrë një demokraci”./Gazetaimpakt/ presstv/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne