LSDM: Maqedonia tashmë nuk është shtet i kapur

Reagon Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ndaj deklaratave të OBRM-së duke thënë se Maqedonia tashmë nuk është shtet i kapur.

“Maqedonia tashmë nuk është shtet i kapur, qytetarët përsëri do ta shkelmojnë sjelljen destruktive të OBRM-PDUKM-së”, thonë nga LSDM-ja.

“OBRM-PDUKM-ja secilën ditë shpërndan të pavërteta dhe shpikje me qëllim që ta fsheh sjelljen destruktive përmes cilës përpiqet që ta ndalojnë të ardhmen e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së duke shtuar se koha e kriminalitetit, dhunës, borxheve, shkelje të të drejtave të njeriut mbaroi me kalimin e OBRM-PDUKM-së në opozitë.

Ata shtojnë se Maqedonia tashmë nuk është shtet i kapur, por e lirë, demokratike, zhvillimore dhe mik dhe partner në rajon dhe botën demokratike.

“Asnjë gënjeshtër e OBRM-PDUKM-së nuk do t’i fsheh faktet reale ku thuhet se rroga në maj të vitit 2018 është për 7.1% më e lartë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, dhe se kanë hyrë 235 milionë euro investime, dhe se Maqedonia është një hap para hyrjes në NATO dhe fillim të bisedimeve me BE-në”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Maqedonia përparon, dhe nuk do të ndalet. Qytetarët i shkelmuan politikat e OBRM-PDUKM-së, dhe do ta shkelmojnë edhe sjelljen destrutkitve. OBRM-PDUKM-ja nuk do ta ndalojë të ardhmen e Maqedonisë. Qytetarët thonë PO për jetë më të mirë, PO për hyrje në BE dhe NATO, Po për të ardhmen e Maqedonisë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Burimi:Telegrafi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne