LSI bashkon votat me PD kundër rritjes me 20% të çmimit të ujit të pijshëm

Këshilli bashkiak në Durrës rrëzoi kërkesën e Ujësjellës Kanalizimeve për të futur në rendin e ditës skemën, e cila konsistonte në rritjen me 20 përqind te çmimit të ujit të pijshëm.

LSI bashkoi votat me PD-në në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit, duke hedhur poshtë këtë kërkesë pasi kërkuan njihen me skemën që sipas Ujësjellësit do ti bëjë qytetarët të paguajnë për shërbimin që marrin.

Avdyl Koka: I kemi kërkuar këshillit bashkiak të aprovojë një nivel afrofe që do të shërbejë si bazë për regjistrimin fillestar dhe gjatë viteve do të bëjmë përmirësimet dhe sistemimet reale për çdo qytetar.

Mbledhja u shoqërua nga debate të forta, të cilat nuk kanë lënë jashtë vëmendjes zhvillimet në sheshin publik “Veliera” dhe punimet e kryera në zonën arkeologjike A që sipas këshilltarëve demomkratë janë të paligjshme.

Në përgjigje të kundërshtimeve të bëra nga këshilltarët demokratë, Vangjush Dako tha se gjetjet e reja mund të jenë befasuese në dëshmitë që sjellin.

Armand Teliti: Dy këmbët e objektit Veliera i kishte në zonën A.

Vangjush Dako: Po këmbën e tretë?

Armand Teliti: Qarrtësisht që aty do të gërmohej dhe do të bëheshin punime nëntokësore. Çfarë tregon që kjo është bërë me dashje, me koshiencë të plotë ose nga injoranca e thellë.

Vangjush Dako: I kemi dhënë zgjidhje të dytë nëpërmjet konstruktorëve për vendosjen e këmbëve të Velierës, ata janë duke e studiuar, nuk na kanë dhënë ende përgjigje. Ne presim përgjigjen e tyre.

Çështja e “Velierës” është bërë shpesh objekt debati mes këshilltarëve bashkiakë të Durrësit, ku opozita kërkon ndaljen e punimeve pasi siç thonë në zonë ka vlera të mëdha për trashëgiminë tonë kulturore.

/Oranews.tv/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne