LSI ngre shqetësimin: Në Shijak lëvizin njerëz të armatosur, janë futur në qendra votimi me kallash

Lëvizja Socialiste për Integrim në Durrës raporton se në ora 09:00 në bashkinë e Shijakut është vënë re se në çdo Qendër votimi ka lëvizje me makina të blinduara dhe me njerëz të armatosur.

Sipas LSI-së ka pasur edhe raste që janë futur në qendra votimi me kallash.

“Në Bashkinë Shijak vijon në çdo QV të kësaj bashkie eksponentët  kriminal lëvizin me makina të blinduara dhe ka raste qe është hyre me kallash. Mungese totale e policisë në QV, edhe pse ka 3 orë që njoftohen nga në  mënyre permanente”, thuhet në njoftimin për shtyp.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne