LSI: Rama nuk i lan dot duart duke shitur Tahirin, ish-ministrin shërbëtor të drogës

LSI thotë se kryeministri Edi Rama nuk i lan dot duart për situatën kriminale duke shitur ish-ministrin Saimir Tahiri. Përmes një reagimi në Facebook, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili thotë se situata kriminale në Shqipëri është vepër e Edi Ramës, ndërsa Tahirin e quan ‘shërbëtor të drogës dhe krimit’.

Më poshtë reagimi i plotë i Vasilit:

Kryeministri i droges nuk i lan dot duart si ponc pilati.

Gjithçka kriminale qe permbyti me droge dhe krim Shqiperine eshte veper e Kryeministrit.

Eshte informuar Kryeministri nga shume drejtime, qofshin vende mike dhe aleate, si edhe sherbime partnere per drogen dhe ministrin tutor te saj, me te cilat kriminalizuan ne cdo qelize sigurine kombetare dhe te cdo qytetari dhe ka bere me qellim te qarte veshin e shurdhet, sepse ishte njesh me krimin.

Nuk i lan dot duart ponc pilati kryeminister, duke shitur ish- ministrin sherbetor te droges dhe krimit.

Eshte ai, kryeministri fajtor, dhe drejtesia s’mund te vonoje më asnje sekonde pasi ajo ka nje pergjegjesi madhore perpara vendit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne