Shqiperia

LSI-Ramës: fole si Ramiz Alia në vitin 1989

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dhënë një goditje tjetër koalicionit qeverisës, ku në një prononcim për Balkanweb, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama thotë se kryeministri dhe ministrat e tij, analizat e qeverisjes në këto 4 vite, duhet t’i bënin bashkë me LSI-në dhe jo sipas tij me eufori të njëanshme.

Teksa bëri një vlerësim për situatën aktuale dhe shkarkimin e 4 ministrave nga Rama pak kohë më parë, kreu i grupit parlamentar të LSI pohoi se Bledi Çuçi nuk duhej hequr nga posti i ministrit për Pushtetin Vendor.

“Retorika patetike e PPSH-se se 1989-es nuk na ndihmon për Shqipërinë Europiane. Analizën e qeverisjes duhet ta bëjmë së bashku jo me eufori dhe njëanshmëri. Për LSI-në ministri më i suksesshëm Bledi Çuçi që

drejtoi reformën administrative. Bledi Çuçi është ministri më i suksesshëm, nuk duhej shkarkuar. Ne socialistet qe mbajmë mend Libofshëm nuk mund t’ja lëmë kauzën e zgjedhjeve te lira çadrës se Saliut. Zgjedhjet e lira e pluraliste janë kauza jone e madhe”, tha Luan Rama./Gazeta Impakt

 

OPINIONE

INTERVISTA