Luan Rama përgënjeshtron zërat për paktin LSI-PS

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Luan Rama i pyetur nga gazetarët për arritjen apo jo të marrëveshjes me PS-në mbrëmjen e djeshme u shpreh kategorik:

‘’Për çfarë marrëveshje e keni fjalën’’. Me këtë shprehje ai konfirmon faktin se ende nuk është gjetur dakordësi mes palëve.

Madje Luan Rama vijoi më tej duke thënë se qëllimi i këtyre zgjedhjeve nuk është Partia po interesi i Shqipërisë.

‘’Kush ju tha që ka një marrëveshje. Forumet e LSI-së do të mblidhen në respekt të të gjitha afatave lidhur edhe me mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Shumë shpejt do të mblidhet Kryesia apo dhe Asambleja. Po gjithçka në respekt të strukturave. Unë nuk tashë asgjë. Për zgjedhjet e përgjithshme angazhimi ynë është të jenë zgjedhje për Shqipërinë dhe jo zgjedhje për Partinë’’, u shpreh Luan Rama./Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne