Shqiperia

Luan Rama: Qeveria të përfshijë në gjendjen e jashtëzakonshme edhe qarkun e Lezhës

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, përmes një statusi në rrjetet sociale, propozon që qeveria të përfshijë në gjendjen e jashtëzakonshme edhe qarkun e Lezhës.

“Një propozim për qeverinë: përfshini në VKM-në për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, edhe qarkun e Lezhës.
Sepse edhe në qarkun e Lezhës, janë me qindra shtëpi dhe objekte të dëmtuara si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit. Asnjë diskriminim, ndihmë dhe solidaritet për të gjithë të dëmtuarit prej tërmetit të 26 nēntorit!”, shkruan Luan Rama.

Postimi i plotë

Një propozim për qeverinë:
përfshini në VKM-në për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, edhe qarkun e Lezhës.

Qeveria më në fund ka vendosur të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë, si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Vendimi i duhur, mbështetje maksimale dhe solidaritet i plotë që qeveria të përmbushë të gjitha detyrimet që ka.

Por, meqenëse në emër të LSI-së kam qenë i pari që i kam kërkuar kryeministrit që qeveria të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, vërej se vendimi i Këshillit të Ministrave është i mangët.

Ndaj, po i drejtohem sërisht publikisht qeverisë me një propozim:
përfshini në VKM-në për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore edhe qarkun e Lezhës.

Sepse edhe në qarkun e Lezhës, janë me qindra shtëpi dhe objekte të dëmtuara si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit;
Sepse edhe banorët e qarkut të Lezhës kanë nevojë të trajtohen me statusin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;
Sepse edhe për banorët e qarkut të Lezhës, qeveria ka të njejtat detyrime dhe përgjegjësi si për banorët e qarqeve të Durrësit dhe Tiranës.

Asnjë diskriminim, ndihmë dhe solidaritet për të gjithë të dëmtuarit prej tërmetit të 26 nēntorit!/ tpz

OPINIONE