Lubonja: 29-ta, festë e rëndësishme për komunistët, i jepet rëndësi e tepërt

Fatos Lubonja shprehet se nuk mjafton flamuri për të treguar patriozmin. Sipas Lubonjës, patrit është ai që kritikon veset e popullit. Këto festa janë për pushtetarët që të shkojnë në varreza, të tundin flamurët dhe t’ju tundë era flokët njësoj si Enver Hoxha.

Lubonja bën përgjegjës zyrtarët e lartë për shkatërrimin e kombit shqiptar. Festën e çlirimit, Fatos Lubonja e sheh si festë komunistësh. Kjo festë, sipas tij, i shpëlan trurin njerëzve dhe nuk ka lidhje me patriotimin. Rëndësia që i jepet 29 nëntorit është më e madhe nga ç’meriton të jetë.

“Nuk mjafton flamuri për të treguar patriotizmin. Patriot është ai që kritikon veset e popullit. Pra duken sikur janë festa për pushtetarët, të cilët shkojë tek varrezat, tundin flamurët, u tund era flokët njësoj si Enver Hoxha. Festa që të bëhet e qytetarëve mendoj se bëhet kur ndjehen dhe ata pjesë e festës dhe vendimmarrjes.

Zyrtarët e lartë janë shkatërruesit e kombit shqiptar. Që të bëhet festa duhet të ndërtohet demokracia të cilët ne mendoj se nuk e kemi. Pastaj debati ka qenë u çlirua në 28 apo në 29, nuk kanë rendësi mendoj unë, pasi ajo ishte një festë e komunistëve. Ky debat është për të politizuar shqiptarët. Datën e vendosën vetë ata, nuk është se atë ditë iku gjermani i fundit. Rëndësia që i jepet 29 është më e madhe nga ç ‘meriton të jetë. Ne shpëlajmë trutë e njerëzve me këto festa dhe nuk kanë lidhje me patriotizmin,” – u shpreh Lubonja në rubrikën “Opinion”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne