Lubonja: Në 30 Qershor Rama kalon pragun drejt diktaturës, por fundin to ta ketë si një diktator i neveritshëm

Analisti Fatos Lubonja, ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të News24, ku ka komentuar situatën politike dhe vendimin e kryeministrit Edi Rama, për të marshuar i vetëm, drejt zgjedhjeve të 30 Qershorit. Lubonja tha se data 30 Qershor, është pragu që na çon drejt diktaturës dhe kryeministri Edi Rama do ta kalojë këtë prag.

Kjo është një diktaturë sui generis, në mes të Europës dhe jo e klasave, siç ishte fashizmi, por kjo është diktaturë e krimit. Banditët, me në krye një bandit të cmendur, janë në krye të shtetit. Parlamentarët që mbështesin këtë regjim, nesër do përgjigjen, herët ose vonë. Kjo nuk shkon kështu, pa një ndëshkim. Po u lejua, do shkojë ku do shkojë dhe do përgjigjen të gjithë. Do të vijë dita, mos e harroni.
30 Qershori është për Edi Rama, kalimi i pragut të vendosjes së diktaturës. Se sa do ta mbajë ? Një muaj, një vit, apo dhjetë vjet, këtë nuk e di. Që fundin e ka të sigurt, si një diktator i neveritshëm, kjo nuk ka asnjë dyshim“.

Lubonja tha se Presidenti i Republikës, është nën të njëjtin sulm, si opozita dhe qytetarët, ndaj duhet të dorëhiqet dhe të jetë sërish në krye të Lëvisjes Socialiste për Integrim.

Presidentin është duke e ngrënë ujku, si të gjithë ne. Presidenti të lëre Presidencën, të marrë LSI-në dhe të dalë të luftojë. Duhet ballafaqim për ti treguar këtyre, që edhe këtej ka forcë. 
Në vend që Shqipëria të qeverisët nga njerëz të arsyeshëm, qeveriset me njerëz si puna e Tërmet Pecit, që bën mitingje elektorale edhe në kishë. Këta dhunojnë edhe kishën. Të qeverisësh nga trafikantët e drogës, është kulmi i kulmeve. Një kryeministër që është i lidhur kokë e këmbë me trafikantët e drogës, siç dëshmoi rasti i Avdylajve, por edhe Dibra, është kulmi i kulmeve, vetëm shqiptarët mund ta durojnë këtë gjë“.

I pyetur për rolin e ndërkombëtarëve në kërtë krizë, por edhe më gjerë, Lubonja tha se shqiptarët duhet ta shembin diktaturën vetë dhe jo të presin ndihmën e ndërkombëtarëve, të cilët sipas tij, jetojnë në një realitet tjetër.

Ndërkombëtarët kanë qenë me Berishën në 97’, derisa u dogj Shqipëria. Ata nuk jetojnë këtu, jetojnë në një realitet tjetër. Kanë harxhuar miliona për reformën në drejtësi. Kanë 30 vjet që thonë se kemi ecur përpara dhe do kishim arritur jo në Evropë por edhe në Amerikë, por ne kemi ecur mbrapa për fat të keq. Ata janë pjesë e problemit, nuk duhen llogaritur aq shume. E vetmja gjë që jep shpresë, është që kanë filluar të ndërgjegjësohen, andej këndej. Shqiptarët duhet ta mposhtin diktaturën pa ndërkombëtarët. Nëse e rrëzojnë me ndërkombëtarët, kthehet prapë diktatura“, u shpreh Lubonja./tpz

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=OfPG1D7w0-I]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne