Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, deklaroi se tashmë në Shqipëri vjedhja e fondeve publike bëhet hapur dhe mbështetet nga oligarkët dhe mediat. Lubonja tha se televizioni Kombëtar “Klan”, bëri propagandën e vjedhjes në koncesionin e rrugës “Milot-Balldre”, me një kronikë të transmetuar në lajme.
“Nëse të kujtohet tek Astiri, thashë ose duhet të vijë prokuroria të na marrë ne të na arrestojë, ose të shkojë tek ata që ne po akuzojmë.
Tani, unë cfarë të them? Të them mos duhet të ruhemi ne këtu? Me atë prokurore që kemi ne, nuk shoh mundësinë. Shkelje nga të katër anët, është e kotë të flasim, problemi është si rrëzohet ky lloj regjimi që nuk ka më asnjë lloj frike.
Të vërtetohet me prova se po na vjedhin, është gjë e përditshme. Problemi më i madh është, cfarë i bëhet këtij njeriu dhe atyre që ka rrotull. Edhe para publike të vjedhura dhe pastrimi i parave. Shteti është i tyre. Basha thotë i bëjmë thirrje oligarkëve, por prokurorisë?
Ço njerëzit të protestojnë në prokurori. Nuk ka ku të con kjo. Këtu janë televizionet mbrapa. Aty te Astiri, se kishte bërë akoma televizionin ai Ulaj. Tek kjo tjetra, Televizioni Kombëtar Klan, që duhet të ishte dy herë më i fortë se ne, në vend të denoncojë, bën propagandën e kësaj vjedhje.
Televizionet Kombëtare i ka me vete, prokurorinë me vete, bizneset me vete, trafikantët me vete. Cfarë na ka ngelur ne? Të ikim. Ky regjim do përfundojë një ditë, se kur nuk e di.”/ standard