Lubonja optimist për Metën si president që mund të frenojë Ramën

Si president Ilir Meta mund të luajë një rrol pozitiv. Së paku kështu shpreson Fatos Lubonja i bindur se edhe duke mos qenë mbi palët ai mund të bëhet digë për autoritarizmin e njërës palë. Fanatik i teorisë së tij të vjetër se Shqipëria është më e mirë kur tri bandat e mëdha luftojnë me njëra tjetrën dhe jo kur vendi dominohet nga një bandë e vetme Lubonja ka folur sot në rubrikën “Opinion” në Neës24 pak ditë para betimit të Presidentit të Ri në 24 korrik. I pyetur për Presidentin e ri, nëse ai do jetë mbi palët, Lubonja tha se kjo është e pamundur, pasi nuk ka ndodhur asnjëherë në Shqipëri. Por ai tha se e vetmja shpresë që ka është se Meta do të arrijë të frenojë disi kryeministrin Edi Rama që ka gjithçka në dorë. “Ne Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë President mbi palët, por nën palët. Presidentët duket se kanë bërë marrëveshje të jenë nën një palë ose tre palët, pa fuqi. Meta ka ambicie të tjera, ka edhe inate. Mbi palët e ka shumë të vështirë të jetë. Ndoshta një President që do të frenojë sado pak autoritarizmin e Ramës që ka më shumë fushë veprimi sepse s’ka ndonjë frikë. Në këtë aspekt ndoshta mund të luajë ndonjë rol pozitiv”, deklaroi Lubonja.

Që përpara 25 qershorit Lubonja e ka parë Ramën si të keqen më të madhe duke lëshuar alarimin se ai ëndërron “për tu bërë një Enver i dytë”, prandaj ai e sheh me një lloj optimizmi ngjitjen e Metës në Presidencë si e vetmja mundësi e përkohëshme për të frenuar Edi Ramën”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne