Shqiperia

Lubonja: Rama fatkeqësia jonë, ndotësi më i madh i mjedisit

PREZANTOHET PARKU OLIMPIK - Kryeministri Edi Rama dhe Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, gjate prezantimit te projektit per ndertimin e Parkut Olimpik dhe Kopshtit Zoologjik./r/n/r/nPRESENTATION OF OLIMPYC PARK - Prime Minister Edi Rama and Candidate of Socialist Party for the mayor of Tirana Erion Veliaj, during presentation of the project for the construction of Olympic Park and Zoo.
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, është pyetur lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama për pastrimin e Shqipërisë.

Sipas Lubonjës, këto deklaratat të kryeministrit janë show politik, sepse Rama është ndotësi më i madh i mjedisit në Shqipëri, që nga koha kur ishte kryetar bashkie.

“Kryeministri ynë ka probleme të mëdha me koherencën dhe përgjegjshmërinë. Rama është nga ndotësit më të mëdhenj në këtë vend. Po të shohësh si e ka bërë Tiranën, një qytet të pabanueshëm. Fatëkeqësia jonë që kemi këta njerëz në krye.”

Lubonja u ndal edhe tek kullat që po ndërtohen në Tiranë, si një shembull i qartë i ndotjes së mjedisit.

“Rama flet për mjedisin, por ku po investohen paratë e shqiptarëve? Në kulla që bëjnë ndotjen e mjedisit. Shikoni cfarë bëri në Tiranë. Bëri parking, në qendër të Tiranës. Çfarë kuptimi ka një pedonale ku thithet ajri i ndotur nga makinat?! Rama bën show me mjedisin dhe kjo është për të qarë hallin” u shpreh Lubonja.

OPINIONE