Lufta bërthamore midis Rusisë dhe SHBA-së do të sjellë fundin i civilizimit

Duke trajnuar aleatët evropianë për të përdorur armët bërthamore, SHBA po shkon drejt një lufte bërthamore me Rusinë, duke harruar se kjo do të nënkuptonte fundin e civilizimit botëror, tha për RT gjenerali në pension Evgjen Buzhinsky.

Ushtria amerikane po përgatit forcat e armatosura të vendeve evropiane për përdorimin taktik të armëve bërthamore kundër Rusisë, tha të mërkurën Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov. Ai shtoi se prania e armëve bërthamore amerikane jo strategjike në Evropë është një pengesë e madhe në rrugën e çarmatimit.

“Askush nuk mund të thotë se sa serioz është kërcënimi në të vërtetë” nga veprimet e SHBA-së, tha Buzhinsky, Kryetari i Bordit Ekzekutiv të Qendrës PIR. Megjithatë, ai vuri në dukje se “populli po përgatitet ushtarakisht. Ushtria ruse po përgatitet dhe ushtria amerikane bën të njëjtën gjë, ndërsa politikanëve u takon që të paralajmërojnë publikun se po bëhen përgatitjet e tilla”.

“Amerikanët vazhdojnë të luajnë me armët bërthamore në Evropë sikur të kenë harruar se nëse armë të tilla do të përdoreshin, nuk do të mbetej asnjeri mbi këtë Tokë”, tha gjenerali në pension. Ngjarjet do të zhvilloheshin me shpejtësi dhe do të kenë pasoja katastrofike për të gjithë nëse njëra palë kryen një sulm bërthamor kundrejt palës tjetër, paralajmëroi ai.

Nëse Rusia “do të goditet me armë bërthamore, ne do të bëjmë kundërsulm,” tha eksperti i Qendrës PIR, e cila hulumton sigurinë ndërkombëtare dhe mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë. “Futja në veprim e forcave strategjike ruse dhe amerikane, do të thotë që qindra megatonë municione bërthamore që godasin territorin e SHBA-së dhe Rusisë”.

“Ne jemi të pozicionuar në Euroazi, e cila na jep (Rusisë) një avantazh më të vogël tektonik. Sa i përket kontinentit të Amerikës së Veriut, me siguri do të shkatërrohet “si rezultat i një kundërsulmi bërthamor rus. “Ky do të jetë fundi i civilizimit. Nuk mund të ketë dyshime për këtë,” shtoi ai.

Buzhinsky siguroi se Rusia nuk do të kapet në befasi nëse SHBA përdor arsenalin e saj bërthamor kundër saj. “Forcat e Armatosura janë gati për gjithçka. Presidenti Putin kan folur për të në shumë raste dhe të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë,” tha ai.

Vlerësohet se rreth 200 nga bombat bërthamore amerikane B61 mbahen në Gjermani, Belgjikë, Itali, Hollandë, Turqi dhe vende të tjera evropiane si pjesë e programit të NATO-s për shpërndarjen e arsenalit bërthamor. Moska e sheh praninë e armëve bërthamore amerikane dhe mbrojtjen kundër raketave në kontinentin evropian si një kërcënim për sigurinë e tij kombëtare./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne