Lufta dredhake e perëndimit kundër terrorizmit

Perëndimi në çështjen e përballjes me terrorizmin, bën një luftë dredhake.

Është fakt se disa vene perëndimore dhe qeveri të rajonit në vitin 2011 insistuan që të rrëzonin qeverinë e Sirisë por jo me mjete politike por me anë të grupeve terroriste. Tani kur kanë kaluar 6 vjet nga nisja e krizës në Siri, disa grupe të armatosura të mbështetur nga vendet perëndimore dhe disa vende të rajonit, duan të rrëzojnë qeverinë e Sirisë duke përdorur armën. Për këtë arsye këto grupe të armatosura mbështeten dhe forcohen nga disa qeveri perëndimore dhe rajonale mes tyre nga Arabia Saudite. Në këtë mes Republika Islamike e Iranit ka paralajmëruar vendet perëndimore dhe arabe mbështetëse të grupeve terroriste, për pasojat e këtij veprimi. Me fjalë të tjera Republika Islamike e Iranit ka paralajmëruar faktin se grupet terroriste nuk i binden asnjë vendi dhe ekziston mundësia që aktivitetet e këtyre grupeve terroriste të shtrihen tek vetë vendet mbështetëse të tyre. Pikërisht ajo çka ka ndodhur 2 vitet e fundit në Paris dhe në Londër. Të gjithë janë në dijeni që perëndimi terrorizmin e përdor si mjet për qëllime të caktuara. Amerika dhe aleatët e saj në përdorimin e këtij fenomeni si mjet të tyre, kanë bërë gabim të madh. Në kohën kur armët moderne dhe të sofistikuara vihen në shërbim të një grupi terrorist si ISIS, me padyshim këto armë nuk do të përdoren për zbatimin e qëllimeve dhe objektivave të qeverive perëndimore dhe Amerikës, por mund të përdoren kundër mbështetësve të grupeve terroriste. Është e qartë se perëndimi i përdor grupet terroriste si mjet të tij mirëpo ekziston mundësia që këto grupe të mos u binden urdhrave të perëndimit dhe Arabisë Saudite dhe gjithashtu që në fillim ekzistonte mundësia që aktivitetet e ISIS të shtriheshin deri tek mbështetësit e tij. Kjo është vënë re edhe në ngjarjet e 2 viteve të kaluara në disa prej vendeve evropiane.

Në takimet Gjeneva 1 dhe 2, vendet perëndimore arritën akordin që të bëhen ndryshime politike në Siri. Pas këtyre takimeve kur ISIS vuri re se po përdorej si mjet nga vendet mbështetëse të tij dhe se po bëhej viktimë e politikave të reja të perëndimit në Siri, nisi të marrë masat për t’i treguar perëndimit se mund të ndryshonte kahun e lojës. Thënë ndryshe grupi terrorist ISIS, ndaj përdorimit të tij si mjet nga perëndimi, reagoi në formë të dhunshme dhe të ashpër. Evropa prej kohësh duhej ta kishte ndryshuar rrjedhën e qëndrimeve të saj dhe duhej të ishte distancuar prej kohësh nga Amerika dhe të mbante politika të pavarura në rajon. Evropa për nga pozita gjeografike është afër Azisë perëndimore ndërkohë që Amerika nuk është. Për këtë arsye nëse Evropa ndjek politikat amerikane në Azinë perëndimore, duke pasur parasysh afërsinë gjeografike, krizat e këtij rajoni do të përfshijnë vetë Evropën. Për këtë është e arsyeshme që Evropa politikat e saj në Azinë perëndimore t’i hartojë pa ndikimin e politikave amerikane. Mirëpo deri më sot politikanët evropianë nuk kanë vepruar në formë të pavarur. Për këtë arsye Evropa po paguan shpenzimet e bashkëngjitjes së saj me politikat rajonale të Amerikës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne